Nga Varia Bortsova
“New York Times”
Kur në vitin 1990 u hap restoranti i parë i McDonald’s në Bashkimin Sovjetik, prindërit e mi me motrën time 9-muajshe qëndruan në radhë për orë të tëra në kulmin e dimrit të ashpër rus, në mënyrë që të shijonin për herë të parë një Big Mac.
Radha zgjatej në të gjithë sheshin Pushkin në Moskë. Raportet mediatike të kohës flasin për 30.000 njerëz që u paraqitën vetëm në ditën e hapjes. Prindërit e mi e kujtojnë atë si një moment shumë emocionues:shija e parë e lirisë, një shembull i vogël se si mund të ishte të ngrënit përtej Perdes së Hekurt, një simbol i ndryshimit më të madh që do të vinte.
Më pak se 2 vite më vonë, Bashkimi Sovjetik pushoi së ekzistuari, duke i hapur derën të gjitha llojeve të lirive demokratike. Rusia ku u rrita nisi të transmetonte filmat vizatimorë të dubluar të Disney,si dhe telenovelat argjentinase. Befas të gjithë u dashuruan me aktorin amerikan Leonardo Di Caprio.
Unë shkoja në koncerte, bleja postera dhe kaseta, dhe në dallim nga prindërit e mi, nuk isha e detyruar të mbaja në gjoks çdo ditë që shkoja në shkollë një distinktiv me pesë yje me portretine Vladimir Leninit. Sigurisht, ndryshimet e kishin edhe anën e tyre tinëzare.
Me liritë e reja erdhën edhe sfidat e reja:një krizë ekonomike e thellë, një rritje e madhe e pabarazisë, dhe një shpërthim i krimit të organizuar. Pas dekadash në të cilat shteti diktoi thuajse çdo vendim për qytetarët e tij, nga banesa tek vendi i punës, shijet për filmat dhe muzikën, epoka e re solli me vete edhe pasiguri dhe kaos.
Gjithsesi, unë ndihesha me fat që po rritsha në një shoqëri kaq dinamike dhe të lulëzuar.Sigurisht, as që doja të rikthehesha në epokën sovjetike. Historitë që më tregonte familja ime ishin të frikshme.
Ata flisnin për letërsinë e ndaluar (çdo gjë që perceptohej se ishte kundër vlerave sovjetike ose e shkruar nga shkrimtarë emigrantë që kishin ikur nga Rusia Sovjetike), vështirësitë për tëudhëtuar (të pamundura pa bekimin e komitetit të partisë), mungesat e vazhdueshme të ushqimit dhe mallrave të konsumit.
Unë jam shumë e vogël për t’i mbajtur mend, por prindërit e mi rrinin në radhë për orë të tëra për furnizimin e rrallë të mobilieve, që shfaqeshin në dyqane çdo disa muaj. Filmat censuroheshin, radiot e huaja bllokoheshin. Unë magjepsesha nga këto histori, por më ngushëllonte fakti që nuk i kisha përjetuar asnjëherë ato.
Megjithatë doja të zbuloja elementet e ekzistencës së përditshme të popullit sovjetik, ato që nuk hynë në librat e historisë:një video muzikore e harruar prej kohësh, një foto martese, një fletëpalosje, një veshje e diskutueshme për kohën.
Fillova të grumbulloja relike të epokës sovjetike, duke kërkuar nëpër kasetat e vjetra VHS, albumet e fotografive të miqve, pjesë revistash të vjetra etj. Në vitin 2016, kur jetoja në Singapor, hapa një llogari në Tëitter, @sovietvisuals, për të ndarë me botën arkivin tim të improvizuar të epokës sovjetike.
Të tjerët filluan të kontribuojnë me fotografitë, videot dhe historitë e tyre personale, Kështu projekti u bë një magazinë e të kaluarës tonë të përbashkët. Ai na dha mundësinë të reflektojmënë mënyrë kritike mbi normat sociale dhe kulturore të kohës, duke pranuar brutalitetet e konstrukteve ideologjike të BRSS dhe praktikat e tij shtypëse.
Unë nuk e imagjinoja dot se sa parashikues do të ishte për atë që do të vinte më pas.
“Operacioni special ushtarak” i Vladimir Putinit ndaj Ukrainës, i quajtur kështu me një cinizëm ekstrem, e ka futur vendin tim në statusin e një vendi agresor.
Javët e fundit jemi ndjerë sikur jemi rikthyer në epokën sovjetike, përveçse këtë herë është edhe më e tmerrshme, më represive nga sa mund ta kishim imagjinuar. Për shkak të sanksioneve të ashpra, Rusia po humb jo vetëm komoditetet që i ofronte kapitalizmi perëndimor, por Putin po e forcon dhunën ndaj çdo lloj zëri kundër tij.
Për ukrainasit, lufta është një ferr i vërtetë. Shumë jetë janë shkatërruar. Unë shoh e tmerruar teksa miqtë e mi atje, po fshihen nëpër strehimore për t’i shpëtuar bombave. Shkolla, spitale, godina banimi të shkatërruara nga bombat, njerëz të pafajshëm që raportohet se janë qëlluar për vdekje në rrugë, ndërsa përpiqeshin të shpëtonin kokën.
Gjithçka që po ndodh është jashtëzakonisht mizore, e padrejtë dhe shkatërruese. Tek rusët, ekziston ndjenja e frikës dhe neverisë teksa shohin fushatën e pamëshirshme të Putinit, që në mënyrë të pashmangshme do të shtojë numrin e viktimave civile. Pastaj ekziston edhe ndjenja e pafuqisë se nuk mund ta ndalosh dot atë, dhe turpi i të qenit nga vendi i agresorit.
Rusia është katapultuar sot në një vrimë të errët. Shumë kompani të huaja – ato të veshjeve dhe kartave të kreditit, prodhuesit e makinave dhe korporatat e teknologjisë, të ushqimit të shpejtëdhe zinxhirët e shitjeve me pakicë – kanë pezulluar aktivitetin e tyre, duke dëmtuar çdo aspekt të ekonomisë ruse.
Sanksionet e Perëndimit, i kanë shkëputur rusët e zakonshëm nga ekonomia globale.
Ndërkaq, Putin është siguruar që rusët që shprehin kundërshtimin e tyre ndaj pushtimit tëUkrainës të përballen me persekutimin:Një ligj i ri, dënon deri në 15 vjet burg cilindo që përhap çdo gjë që ai e konsideron “informacion të rremë” në lidhje me luftën.
Kjo goditje ndaj lirisë nuk është e re për rusët, por sot ajo ka arritur kulmin:Tashmë qoftë edhe qëndrimi në rrugë me një lule apo një tabelë bosh, ju çon brenda një furgoni policie.
Me arrestimet vetëm pse guxohet të flitet hapur, censurën, zërat për vendosjen e ligjit ushtarak në vend dhe propagandës së pamëshirshme, duket sikur jemi rikthyer sërish në epokën e Stalinit.
Rusia që njihja është zhdukur. Ajo çka vjen më pas është e zymtë. BRSS na jep një fare ideje se si mund të jetë ajo. Por edhe atëherë, kishte disa grimca shpresë. Siç e tregojnë historitë e prindërve të mi por dhe arkivi im, shumë qytetarë sovjetikë gjetën lloj-lloj mënyrash për të lulëzuar në atë që në thelb ishte një eksperiment gjigant social.
Po, ata duhej të përballeshin me radhët para dyqaneve të bukës, lajmet (dhe propagandën) eofruara nga gazeta Pravda (E vërteta) e kontrolluar nga shteti, dhe me një frikë të vazhdueshme nga lufta bërthamore. Por ata vazhduan të krijonin art, të bënin zbulime shkencore, të ndërtonin familje dhe kryevepra arkitekturore.
Pas Perdes së Hekurt kishte shumë humor, bukuri dhe kreativitet. Kur mësova se McDonald’s i ishte bashkuar listës së gjatë të kompanive ndërkombëtare, që po pezullonin aktivitetin në Rusi, nuk mund të mos mendoja për vizitën e parë të familjes sime në dyqanin e tyre.
A mund të kishte imagjinuar ndonjë nga njerëzit që u rreshtuan për cheeseburger-in e tyre të parë në vitin 1990, se Rusia moderne do ta gjente veten duke u kthyer 30 vite pas, në fillimet e sajdemokratike? Natyrisht ne do ta rindërtojmë Rusinë, dalëngadalë dhe me durim, ashtu si brezi para nesh. Por jo para se ajo të shkërmoqet.
Shënim: Varia Bortsova, themeluese e “Soviet Visuals”, një arkiv në internet me imazhe nga igjithë ish-BRSS. Ajo ka lindur në Moskë një vit para shembjes së Bashkimit Sovjetik.