Rusia filloi sot manovra të gjera ushtarake me pjesëmarrjen e rreth 2 000 trupave në rajonin e Pskovit (perëndim), në kufi me Estoninë dhe Letoninë, anëtare të BE-së, njoftoi një zëdhënëse e Ministrisë ruse të Mbrojtjes. “Manovrat, që përfshijnë edhe 500 mjete luftarake, parashikojnë edhe parashutimin në masë të 1 500 ushtarëve”, tha zëdhënësja Irina Kruglova. “Këto manovra, që do të vazhdojnë deri të shtunën, janë organizuar për të stërvitur ushtarët për shkatërrimin e një aeroporti të një armiku imagjinar”, saktësoi ajo.
Që nga fillimi i krizës ukrainase, Rusia, që Kievi dhe Perëndimi e akuzojnë për mbështetje të rebelëve prorusë në lindje të Ukrainës, ka kryer një numër manovrash ushtarake, të denoncuara nga autoritetet ukrainase dhe NATO-ja.
Less than a minute