Bota

Rusia kërcënon SHBA: Do të ketë pasoja “bërthamore”

screen-shot-2016-10-12-at-07-26-43

Çdo  sjellje e papërshtatshme ndaj Rusisë mund të jetë  me pasoja “bërthamore” për SHBA-në.

Ky është paralajmërimi i Dmitry Kiselyov, kreu i agjencisë shtetërore ruse të lajmeve.

Kiselyov flet për një  “ndryshim radikal” në marrëdhëniet mes Rusisë dhe SHBA-së në javët e fundit.

“Debati intensive në Uashington në lidhje me një ” Plan B “në Siri, do të thotë ndërhyrje e  drejtpërdrejtë ushtarake dhe të gjithë e dinë këtë ” tha Kiselyov.

Këto komente vijnë në një kohë kur Rusia përforcon praninë e saj ushtarake në Mesdhe dhe në Balltik.

Rusia instaloi së fundmi sistemin e raketave anti-ajtore në Siri S-300 dhe dërgoi tre luftanije nga Flota e Detit të Zi në Mesdhe.

Duke komentuar lëvizjet e të dyja palëve, ministri i Jashtëm gjerman tha se  rritja e presionit midis SHBA dhe Rusisë ka çuar në një situatë globale politike, e cila është “më e rrezikshme” se Lufta e Ftohtë.

Marrëdhëniet mes dy vendeve janë përkeqësuar ndjeshëm javët e fundit pas akuzave të Uashingtonit për krime lufte të Sirisë në Aleppo.

Leave a Reply

Back to top button