Bota

Rusia kërcënon SHBA-të

Screen Shot 2015-06-15 at 23.51.02

Ministria e Jashtme ruse ka thënë të hënën se shpreson që plani i SHBA-ve për stacionimin e tankeve dhe armëve të rënda në shtetet e NATO-s në kufi me Rusinë, nuk do të zbatohet.

“Shpresojmë se do të mbizotërojë arsyeja dhe situata në Evropë nuk do shkojë drejt një konfrontimi të ri ushtarak, që do të mund të kishte pasoja të rrezikshme”, ka thënë Ministria e Jashtme ruse përmes një komunikate, raporton Reuters. Ditë më parë është raportuar se Pentagoni pritet të vendosë tanke luftarake, makina për luftime këmbësorie dhe armatim tjetër të rëndë për rreth 5 mijë trupa në disa vende Baltike dhe të Evropës Lindore, për të frenuar ndonjë agresion tjetër të Rusisë në Evropë.

Leave a Reply

Back to top button