Nga Paul Stronski
“Carnegie Endowement”
Rusia e ka dëshmuar shpesh se di të jetë një mjeshtre e shpërqendrimit të vëmendjes, dhe se si mund të përfitojë nga ndarjet etnike, si të forcojë politikanët nacionalistë të linjës së ashpër, apo të ndërlikojë axhendat e vonuara të reformave në rajonin e Ballkanit.
Kremlini e ka treguar në mënyrë të përsëritur, se Ballkani është një mjedis i favorshëm për të kundërpërgjigjur Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Ndarje e shumta etnike, politike dhe sociale të rajonit, së bashku me zhgënjimin e madh me ritmin e ngadaltë të integrimit euroatlantik, krijojnë mundësi të lehta që Moska të prishë rendin evropian të pas Luftës së Ftohtë.
Historia e Kremlinit, përfshin refuzimin e saj të kahershëm për të njohur pavarësinë e Kosovës, një përpjekje të pacipë për një grusht shteti në Malin e Zi, mbështetjen për liderët separatistë në Bosnje Hercegovinë, përpjekjet e fshehta për të goditur furnizimet me armë të destinuara për Ukrainën, dhe nxitjen e tensioneve politike të brendshme apo ndërshtetërore.
Pavarësisht kritikave të forta ndërkombëtare për luftën e saj kundër Ukrainës, qeveria ruse nuk po tregon asnjë shenjë se do të heqë dorë nga sjellje të tilla, siç është edhe bashkëpunimi më të i elitave të korruptuara lokale.
Por ndërsa po vazhdon lufta në Ukrainë, udhëheqësit ballkanikë mund ta kenë më të vështirë të rrinë mënjanë, apo të vënë kundër njëri-tjetrit Moskën dhe Brukselin. Rusia ka disa synime strategjike në këtë rajon. Ajo synon të pengojë anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Bosnjës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.
Po ashtu ajo synon të pengojë edhe anëtarësimin në NATO-s të vendeve ballkanike që nuk janë ende pjesë e saj. Përmes forcimit të ndjenjave anti-perëndimore dhe interesavekorruptive në Ballkan, Moska po i thellon mangësitë e qeverisjes në rajon dhe dëmton reformat e brendshme, të cilat janë parakusht për integrimin e mëtejshëm në strukturat ekonomike, politike dhe të sigurisë euro-atlantike.
Moska e ka shfrytëzuar prej kohësh pakënaqësinë e vazhdueshme e serbëve ndaj fushatës sëbombardimeve të NATO-s në vitin 1999, që çoi në krijimin e Kosovës si një shtet i pavarur. Për shkak të shpërthimeve të shpeshta të tensioneve midis Serbisë dhe Kosovës, forca e madhe paqeruajtëse e udhëhequr nga NATO në Kosovë, vazhdon të luajë një rol thelbësor në përpjekjet për stabilizimin e rajonit.
Këtë e treguan edhe tensionet e kësaj vere midis serbëve etnikë dhe shqiptarëve të Kosovësnë veri në lidhje me çështjen e targave. Edhe pse Moska qëndroi disi e mënjanuar gjatë krizës së fundit, retorika nxitëse nga zyrtarët rusë e përkeqësoi në mënyrë të panevojshme nivelin e përgjithshëm të tensionit.
Njëkohësisht, narrativat egoiste të Kremlinit dhe mbështetja e serbëve për Vladimir Putinin si një kundërpeshë ndaj Perëndimit, ua vështirëson punën politikë–bërësve në SHBA dhe
BE. Marrëdhënia e presidentit serb Aleksandar Vucic me Putinin ka qenë prej kohësh e ndërlikuar, edhe pse i pari i nënshtrohet shpesh ndjenjave të brendshme pro-ruse për hir tëqëllimeve të tij politike.
Edhe ndërhyrja e Moskës në Bosnje, është një kërcënim gjithnjë i pranishëm. Kremlini ka kultivuar prej kohësh lidhje të ngushta me Milorad Dodik, udhëheqësin e njërit prej dy entiteteve federale të vendit, Republika Srpska, si dhe me politikanin e shquar kroato–boshnjak Dragan Covic, sjellja e të cilit e minon qëndrueshmërinë e marrëveshjeve komplekse të ndarjes së pushtetit në këtë.
Mbështetja dhe trajnimi nga ana e Rusisë, i kanë shndërruar njësitë e sigurisë të udhëhequra nga Dodik në Republikën Srpska në një forcë thuajse-ushtarake, në kundërshtim të hapur me Marrëveshjen e Dejtonit për paqe. Në kushtet kur kanë mbetur më pak se dy javë përpara zgjedhjeve parlamentare në Bosnje më 2 tetor, Putin priti Dodik në Moskë, një sinjal ky iqartë mbështetjeje për politikanin serbo-boshnjak, gjë që sugjeron se Moska synon ende tëndikojë mbi politikën e vendit.
Një tjetër problem akut në Bosnje, është nëse Moska do të mbështesë rinovimin e mandatit të OKB-së për Forcën Paqeruajtëse të Bashkimit Evropian, EUFOR. Pavarësisht luftës në Ukrainë, Perëndimi nuk është shpërqendruar nga rreziqet e destabilizimit brenda Bosnjës.
BE-ja e rriti madhësinë e misionit të EUFOR-it nga 600 në 1.100 paqeruajtës në fillim të këtij viti. Dhe forcat e NATO-s me bazë në Itali, mbeten të përgatitura të zhvendosen në Bosnje në një rol mbështetës nëse kjo do të jetë e nevojshme.
Dora e Rusisë është kryesisht e dukshme në operacionet e inteligjencës dhe GRU (inteligjencës ushtarake) që ajo ka kryer në të gjithë rajonin, përfshirë shkatërrimin e depove të armëve në Bullgari; një përpjekje të dështuar për depërtimin në një uzinë të prodhimit tëarmëve në Shqipëri; një sulm i mundshëm kibernetik ndaj Malit të Zi; dhe operacionet e dezinformimit, propagandës dhe ndërhyrjes politike në shkallë të gjerë.
Zyrtarët amerikanë kanë deklaruar prej kohësh se e ashtuquajtura “qendër ruse e reagimit humanitar” në Serbi, mund të shërbejë në fakt si qendër për “spiunazh ose aktivitete të tjera dashakeqe”. Në të kaluarën Moska dhe Minsku i kanë dhuruar Beogradit shumë pajisje ushtarake. Në këmbim, Serbia ka marrë pjesë vazhdimisht në stërvitjet vjetore ushtarake të Vëllazërisë Sllave me Rusinë dhe Bjellorusinë.
Por lufta e Moskës në Ukrainë, ka sjellë tensione në marrëdhëniet dypalëshe ruso-serbe. Beogradi votoi në mars në favor të Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila e dënonte sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës. Nacionalistët serbë u zemëruanshumë që Moska e përmendi Kosovën si një precedent, për njohjen e entiteteve separatiste të Luhansk dhe Donetsk si shtete të pavarura.
Po ashtu thuhet se Serbia e ka lejuar Britaninë dhe Francën, ta përdorin territorin e saj si një pikë transporti për pajisjet ushtarake jo–luftarake (pajisje ndihmëse) që dërgohen në Ukrainë.Fuqia e butë ruse ka pasur një sukses sporadik. Politikanët rusë shprehin një afërsi të veçantë për sllavët “ vëllazërorë” të jugut, dhe ngrenë lart lidhjet midis kishave ortodokse ruse dhe serbe.
Grupimet nacionaliste dhe fetare të ekstremit të djathtë, janë të hapura ndaj përpjekjeve të Moskës për të promovuar “vlerat tradicionale”, siç u pa qartazi në protestën e 28 gushtit në Beograd kundër paradës të komunitetit LGBTI, kur disa demonstrues ngritën flamujt rusë dhe simbolin “Z” pro-luftës së Rusisë në Ukrainë.
Ndikimi rus mbi sferën ekonomike është më i dukshëm. Të gjitha shtetet e Ballkanit varen shumë nga Evropa për tregti dhe investime, falë afërsisë gjeografike dhe orientimit të përgjithshëm tregtar. Për shembull BE-ja përbën 60 për qind të tregtisë së jashtme të Serbisë. Vitin e kaluar, Serbia eksportoi në Evropë mallra me vlerë 14 miliardë euro. Ndërkohëeksportet e saj për vitin 2020 në Rusi ishin vetëm 911 milionë euro, ose 4.7 për qind e totalit të eksporteve.
Me përjashtim të Kosovës, vendet e Ballkanit Perëndimor përfitojnë nga regjimet pa viza të BE-së, të cilat lehtësojnë udhëtimin, por edhe emigrimin për motive punësimi dhe dërgesat nga Evropa. Këto lidhje e forcojnë fuqinë e butë të BE-së. Po ashtu Serbia dhe Mali i Zi janë bërë një strehë për mijëra emigrantë rusë që u larguan nga vendi, pasi ishin kundër luftës në Ukrainë dhe shtypjes së brendshme të disidencës.
Sanksionet e BE-së mbi eksportet ruse të energjisë, ka të ngjarë të zvogëlojnë ndjeshëm praninë ekonomike të Rusisë në Ballkan, duke ndërprerë disa nga flukset e naftës dhe gazit rus, të cilat kanë qenë prej kohësh një shtyllë kryesore e marrëdhënieve tregtare me rajonin. Serbia i ka rezistuar vazhdimisht presionit të BE-së për t’iu bashkuar regjimit të sanksioneve, gjë që ka pasur një ndikim negativ tek NIS, kompania kryesore e naftës në vend. Kroacia planifikon të zbatojë sanksionet e BE-së, të cilat do të dobësojnë aftësinë e NIS për të importuar naftën ruse duke filluar që nga dhjetori.
Për shkak të frikës nga sanksione të tjera dytësore, Vucic ka thënë se mund të detyrohet tështetëzohet NIS këtë vjeshtë. Lufta e gazit midis Rusisë dhe BE-së është përhapur edhe në Ballkan, ndonëse varësia e përgjithshme energjetike e rajonit nga Moska ka qenë e zmadhuar.
Serbia nënshkroi në maj një kontratë të re 3-vjeçare për blerjen e gazit rus me një çmim më tëulët sesa tregu. Marrëveshja i zemëroi anëtarët e BE, edhe pse zbatimi i saj është i pasigurt. Por vëllimi i importeve të gazit nga Rusia në Serbi është relativisht i vogël, vetëm 3 miliardë metra kub në vit.
Pjesa e gazit rus në tregun energjetik serb, është më pak se 15 për qind. Bullgaria importonte rreth 3 miliardë metra kub gaz në vit nga Rusia, derisa Moska ia mbylli rubinetin në prill.Edhe në këtë vend, pjesa e gazit rus është relativisht e vogël dhe e barabartë me Serbinë.
Greqia importon çdo vit 6 miliardë metra kub gaz, ose 30 për qind të konsumit të saj vjetor. Por gazi përbën pak më shumë se një të katërtën e konsumit të saj të përgjithshëm. Ndërkohë,Athina planifikon të ndërtojë një seri terminalesh të ri–gazifikimit, nga të cilat mund të përfitojnë shtetet e Ballkanit.
Kriza e vazhdueshme energjetike evropiane po ndihet në tregjet energjetike të rajonit. Ndryshimet e mundshme përfshijnë përpjekje të përshpejtuara për të zhvilluar shkëmbime energjie ndërkufitare, linja të reja të transportit të gazit, projekte për energjinë e pastër, rritje të investimeve në terminalet e reja LNG. Gjithsesi, Rusia mbetet një aktore e rrezikshme në Ballkanin Perëndimor.
Marrë me shkurtime