Covid19

Rusia ”nën kthetrat” e koronavirusit, shtohet numri i të prekurve

Edhe Rusia tashmë është nën kërcënimin e koronavirusit. Ditën e sotme autoritetet kanë raportuar 2,558 raste të reja, një rritje rekord, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 18,328.

Qendra e reagimit ndaj krizës deklaroi se 148 persona kanë humbur jetën.

Autoritetet e Moskës po lançojnë një sistem lejesh digjitale për të kontrolluar lëvizjet e njerëzve pasi paralajmëruan shpërthimin e koronavirusit, raporton The Guardian.

Faqja do të punojë të hënën për njerëzit që udhëtojnë me makinë ose transport publik. Sistemi i lejeve, i cili do të funksionojë nga e mërkura, mund të zgjerohet për të monitoruar edhe njerëzit që lëvizin rreth lagjes së tyre./bota.al

Leave a Reply

Back to top button