Rusia regjistroi sot numrin më të lartë të rasteve pozitive me koronavirus që nga shpërthimi i pandemisë.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar 10.633 raste të reja të koronavirusit duke sjellë numrin e përgjithshëm në 134.686.
Ndërkohë, numri i viktimave ka shkuar në 1.280, ku gjatë orëve të fundit humbën jetën 58 persona./bota.al/