Bota

Rusia tenton krijimin e Rrjetit të Spiunëve në Evropë

Screen Shot 2015-09-05 at 10.25.30 AM

Agjencia e Republikës Çeke, për kundërzbulim, ka thënë se numri i spiunëve të Rusisë është shumë i lartë dhe se Kremlini po ndërton një rrjetë të spiunëve në Evropë, të ngjashëm me atë të Bashkimit Sovjetik, para luftës së parë botërore. “

Vlerësohet se Rusia është duke ndërtuar një strukturë në Evropë, mbi konceptin e Kominternës, e themeluar nga Bashkimi Sovjetik” thuhet në raportin mujorë të Shërbimit Informativë të Sigurisë së Çekisë, të publikuar dje. Kominterna, është shoqatë e partive komuniste e cila ishte themeluar nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1919. Raporti thotë se Kremlini po mundohet të merr në kontroll organizatat e komunitetit rus, në Çeki. Raporti potencon se Rusia vazhdon të jetë e interesuar në sektorin e energjisë në Çeki, sidomos për centralet bërthamore. 

Leave a Reply

Back to top button