Enciklopedike

Sa do të zgjasë jeta në Tokë ?

Screen Shot 2015-03-24 at 2.02.33 PMTë gjitha gjërat duhet të kalojnë. Kjo përfshin jetën në Tokë, e cila me siguri do të zhduket përjetësisht. Por sa kohë duhet të kalojë?

Të dhënat nga fosilet na tregojnë se jeta në Tokë ka zgjatur të paktën 3.5 miliardë vjet. Gjatë kësaj kohe Toka ka mbijetuar duke u ngrirë, helmim masiv, rrezatim madje edhe vdekjeprurës. Por cila prej tyre do ta zhduk tokën përjetësisht dhe do ta bëjë të thatë? Ndoshta shkatërrimi i botës ka qenë 250 milion vite më pare, gjatë shkatërrimit të Permian, ngjarje që ka zhdukur 85% të të gjitha gjallesave që jetonin në tokë, dhe 95% atyre të oqeanit. Askush nuk është mjaft i sigurt se çfarë ka ndodhur por shuarja përkon me aktivitetin vullkanik.

Sot shqetësohemi për fuqinë shkatërruese të vullkanit si Yellowstone. Por shkatërrimi i saj nuk është asgjë në krahasim me atë që ka ndodhur 250 milionë vjet më parë.

Askush nuk e di kur do të ndodhë shpërthimi i radhës, thotë Henrik Svensen në Universitetin e Oslos në Norvegji. Hulumtimi “Svensen” sugjeron se një mega shpërthim do të zhduk shumë gjallesa. Kjo për shkak të aktivitetit vullkanik 250 milionë vite më parë, por që edhe kripa mund të jetë përbërës vrasës.

Lajmi i keq është se ka mjaft depozita të kripës masive në Tokë. Siberia lindore është në mesin e rezervuarëve më të madhe, thotë Svensen. Nëse një shpërthim i madh ndodhë shumë specie në zona që ka kripë do të vdesin. Por është e pamundur që jeta të zhduket. Organizmat një qelizore si bakteriet do të mbesin të padëmtuara.

Leave a Reply

Back to top button