Bota

Sa do t’i kushtojë Vladimir Putinit sulmi mbi Ukrainë?

Nga Marco Marsilli

“Formiche.net”

Përveç rasteve kur ndërmerren rreziqe të qëllimshme, apo kur ka zhvillime të befta, çdo vendim njerëzor paraprihet zakonisht nga një vlerësim i thelluar i binomit kosto/përfitim, dhe ai zbatohet vetëm nëse i dyti (përfitimi), dëshmohet se mbizotëron mbi të parin (koston). Ky parim i përgjithshëm është i vlefshëm (ose duhet të zbatohet) të gjitha dhe mbi të gjitha në situatat e një llogaritjeje të gabuar, që janë të përcaktuara të shkaktojnë pasoja destabilizuese.

Fjala është natyrisht për atë që po ndodh prej disa javësh përgjatë kufirit lindor të Ukrainës, pas pranisë pak përtej kufirit të mbi 100.000 ushtarëve rusë. Një skenar i ngjashëm po ndodh – në këtë rast me pëlqimin e plotë të autoriteteve – edhe në territorin e Bjellorusi, nën formulën e stërvitjeve të përbashkëta”, të cilat pa e tepruar mund të thuhet se përfaqësojnë në fakt pjesë të “lëvizjeve pararojë” të së ardhmes, me destinacion final kryeqytetin ukrainas Kievin.

Arsyet (ose ndoshta më saktëpretekstet) e paraqitura nga presidenti Vladimir Putin mbi këtë operacion, të cilin deri më tani mund ta cilësojmë ende si “tregim muskujsh”, janë të njohura. Me pak fjalë, pushtimi i Ukrainës do të shërbente, sipas vlerësimeve që bëhen në Moskë, për të shmangur një anëtarësim të mundshëm të këtij vendi në NATO, diçka që është kërkuar shpesh herë nga presidenti Volodymyr Zelenskyi.

Nëse do të ndodhte – dhe kjo është frika e Kremlinit ky anëtarësim do të sillte vendosjen në Ukrainë të armëve (kryesisht sisteme raketore) të afta për të goditur brenda pak minutashMoskën, Shën Petersburgun dhe qytetet e tjera të mëdha, duke ua bërë të pamundur forcaveruse ndërmarrjen e ndonjë forme mbrojtjeje.

Pra ky sulm po cilësohet si një lëvizje parandaluese, synon të rikrijo midis Federatës Ruse dhe Perëndimit atë tampon sigurie, që në kohën e Traktatit të Varshavës, garantohej nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, dikur komuniste dhe që tashmë brenda një çerek shekulli, të gjithë u janë bashkuar radhëve armikut të saj kryesor, NATO-s.

Në aspektin politik dhe ekonomik, një pushtim rus do të pasohej menjëherë nga një forcim i mëtejshëm i sanksioneve tregtare dhe financiare, të një lloji të tillë që do ti shkaktojnë një goditje shumë të rëndë një sistemi ekonomik tashmë në gjendje të keqe, edhe për shkak se ai është shumë i ndërvarur nga një i vetmi burim të ardhurash, sektori i energjisë.

Për shembull pezullimi i Rusisë nga sistemi bankar “SËIFT”, i shoqëruar me krijimin e një liste të zezë të bankave kryesore ruse, do të sillte paralizimin e plotë të operacioneve financiare ndërkombëtare me Moskën dhe izolimin e kësaj të fundit.

Përballë shkeljes së dukshme të njërës prej “parimeve të shenjta” në marrëdhëniet mes vendeve, atë të paprekshmërisë së kufijve, edhe vendet më pak të prirura për shtrëngimin e sanksioneve (përfshi Gjermaninë dhe Italinë), mund ti bashkoheshin linjës së përgjithshme të aleancës.

Duke iu kthyer sferës ushtarake, gjykoj se është me vend të bëhet dallimi mes dy varianteve të mundshme. Për shembull, një operacion në shkallë më të vogël, sikurse mund të jetë ndërtimi i urës tokësore të planifikuar prej kohësh me Krimenë, duke përfshirë territorin që rrethon Detin Azov dhe qytetinport të Mariupolit, mund të kryhet me një lehtësi relative nga forcat ruse që dominojnë në atë zonë.

Por ai nuk do ta arrinte dot qëllimin politik të Kremlinit, pasi në Kiev do të vazhdonte të vepronte një qeveri pro-evropiane, dhe mbi të gjitha pro NATO-s. Një operacion ushtarak me qëndrueshmëri më të madhe, që synon pikërisht ngritjen e një regjimi kolaboracionist “alla Janukovic” në kryeqytetin ukrainas, do të ishte shumë më kompleks për tu zbatuar.

E “përforcuar” nga furnizimet e konsiderueshme ushtarake të NATO-s dhe vendeve perëndimore (si raketat britanike antitank, dhe automjetet e blinduara suedeze), dhe me marrjen në dorëzim të armatimeve detare dhe ajrore nga Danimarka, Holanda dhe Franca, dhe së fundmi por jo më pak e rëndësishme, vendosja atje e një kontigjenti prej 8.500 trupash amerikane, ushtria ukrainase do të dukej e aftë për të bërë një rezistencë efektive kundër pushtuesit, duke u shkaktuar humbje serioze rusëve.

Është pikërisht ky faktori i fundit, që nuk do të mungonte së provokuari, veçanërisht në rastin e armiqësive të stërzgjatura, kritika që do të shtoheshin gradualisht ndaj vendimit të Putinitpër të pushtuar vendin fqinj, dhe që do ta dëmtonin rëndë popullaritetin e tij të brendshëm.

Në këtë aspekt nuk është e tepërt të kujtojmë, se popullsia ruse nuk ushqen ndonjë mëri apo arsye për hakmarrje ndaj popullsisë ukrainase, që konsiderohet si pjesë përbërëse e një atdheu të vetëm (Родина). Parë nga afër, vlen të përmendet një element i tretë, ai i “lokacionit të përkohshëm”, në të cilin do të ndodhte sulmi hipotetik rus.

Nga ky këndvështrim, duket e pamohueshme njohja e pozitës së favorshme të Moskës, sepse të gjitha vendet kryesore evropiane janë aktualisht të kushtëzuara nga zhvillimet e ngjarjeve të brendshme përkatëse.

Për shembull mendoni pak për të panjohurat që kanë sjellë ndryshimi i qeverisë në Gjermani, apo ato që mund të prodhojnë një palë zgjedhje me një rezultat të pasigurt (si në Francë dhe Itali), apo dobësia objektive e liderëve (si Boris Johnson në Britaninë e Madhe).

Rrethana të tilla, mund të kenë një ndikim negativ tek kapacitetet dhe afatet kohore të reagimit. Parë nga ky këndvështrim, presidenti amerikan Joe Biden duket se i ka duart relativisht më të lira, teksa është angazhuar si personalisht ashtu edhe nëpërmjet Sekretarit të Shtetit Antony Blinken kanalet e provuara dhe të testuara të OSBE-së dhe “formatit Normandisë”, për të përfituar në maksimum nga negociatat po vazhdojnë ende.

Por në dallim nga aleatët evropianë, shantazhuar nga Kremlini për sa i përket furnizimeve thelbësore energjetike, administrata aktuale amerikane mund të nxjerrë përfitime të mëdha nga politika e zërit të fortë” ndaj Moskës edhe në lidhje me zgjedhjet jetike të “mesit

të mandatit” që mbahen në fundin e këtij viti, duke pasur parasysh përqindjen jo të papërfillshme të njerëzve me origjinë nga ish-vendet komuniste të Evropës Lindore, janë të thirrur të votojnë në to.

Ndërkaq, as Shtëpia e Bardhë dhe as qendrat e tjera tradicionale të pushtetit në Uashington nuk mund të anashkalojnë rritjen e madhe të kostove, që do të sillte hapja e një fronti të dytë serioz ndaj Kinës.

Tek e fundit, krizës aktuale – padyshim e një peshe të paprecedentë për Evropën, të paktën në vitet e fundit – duket se i mungon një arsye vërtet e pakundërshtueshme për të shkaktuar hedhjen e “hapit” fatal nga pala ruse.

Është e vërtetë, siç i është përsëritur Moskës në të gjitha nivelet, dhe së fundmi nga dokumenti i përbashkët NATO-SHBA dërguar Putinit, se e drejta e një shteti sovran për të zgjedhur aleancat e tij është e shenjtë, dhe si e tillë ajo nuk mund të jetë subjekt i vetos nga një palë e tretë.

Por nga ana tjetër, duhet pranuar gjithashtu se për arsye të ndryshme, Ukraina e sotme nuk duket e aftë, të përmbushë kriteret e nevojshme për një anëtarësim të plotë në organizatën euroatlantike.  

Kini parasysh mungesën e reformave drejtim të shtetit të së drejtës, praninë e shumë-përhapur korrupsionit, apo miratimin e fundit të masave rregullatore (trajtimin e pakicave gjuhësore), të cilat janë qartazi abuzive. Si përfundim, një kompleks problemeshstrukturore të pazgjidhura nuk do ta lejojnë Kievin, ta përfundojë marshimin drejt Brukselit edhe për shumë nga vitet në vijim.

Marrë me shkurtime

Shënim: Marco Marsilli, këshilltar shkencor i fondacionit ICSA, ish-përfaqësues i përhershëm në Këshillin e Evropës, dhe drejtor Ministrinë e Jashtme italiane për çështjet globale dhe samitet e G8-ës dhe G20-ës.

Back to top button