Shendeti

Sa e rëndësishme është diagnoza e hershme e autizmit?

Hulumtimet e fundit nga Shkolla Mjekësore e Harvardit në Boston dolën në përfundimin, se rezonanca magnetike mund të zbulojë treguesit e hershëm të çrregullimit të spektrit të autizmit në një fetus. Ato gjithashtu shpjeguan se zbulimi i hershëm i shenjave të autizmit, mund t’i shtyjë prindërit të marrin pjesënë një program ndërhyrjeje të hershme që në moshë të re.

Psikologët shpjegojnë se fëmijët zakonisht diagnostikohen me Çrregullim të Spektrit të Autizmitndërmjet moshës 2 deri në 4 vjeç, ku prindërit vënë re vonesat në të folur dhe aftësitë e ngadalta të komunikimit si shqetësimet e para tek fëmija i tyre. Por përfundimi i studimit të mësipërm mund të japë një pasqyrë më të mirë për prindërit, edhe para se fëmija të lindë.

Çrregullimi i Spektrit të Autizmit” ose ASD është një gjendje neurozhvillimore që krijon sfida të komunikimit dhe ndërveprimit social në shumë fëmijë në mbarë botën. Zakonisht diagnostikohet në fëmijëri dhe përjetohet me simptoma të tilla si:

Modeli atipik i të folurit dhe toni i zërit
Vështirësi në mbajtjen e komunikimit
Shmangia e kontaktit me sy me bashkëbiseduesit
– D
ëshira e fëmijës për të qenë vetëm
Përgjigje e kufizuar ndaj ndërveprimit social
– Bisedat e p
ërsëritura
Vështirësi në fillimin e një bisede

A është e dobishme diagnoza e hershme e autizmit?

Një studim doli në përfundimin se rreth 14% e fëmijëve me autizëm që morën pjesë për dy vite në njëprogram intensiv të quajtur Modeli i fillimit të hershëm të Denverit u përmirësuan rrënjësisht. Rezultate të ngjashme shihen edhe në programe të tjera të njohura si LEAP. Këto programe vërtetuan se njeriu mund ta ndryshojë mënyrën se si funksionon truri. Studimet sugjerojnë gjithashtu se ndërhyrje të tilla, si dhe përfshirja me dëshirë në programe, mund të krijojnë një ndryshim pozitiv që ndihet edhe për disa vjet pas trajtimit.

Çfarë ndodh në programet e ndërhyrjes së hershme?

Kur truri i fëmijës është ende duke u formuar, ndërhyrja e hershme mund të bëhet sipas diagnozës. Kjo gjë e lejon një fëmijë të arrijë potencialin e tij të plotë dhe për këtë arsye duhet t’i ofrohet sa më shpejt të jetë e mundur. Është interesante të theksohet se shumë fëmijë që kanë përfunduar me sukses këto programe nuk bëjnë pjesë në spektrin e çrregullimit të autizmit. Programet e ndërhyrjes së hershme përfshijnë:

Trajnimin familjar
Terapitë e të folurit
Terapitë fizike
– Shërbimet ushqimore
Shërbimet e përmirësimit të dëgjimit

A ka kuptim diagnoza dhe trajtimi i hershëm?

Sigurisht! Megjithatë, duhet t’ju themi se nuk është e qartë, nëse trajtimi më intensiv dhe më i hershëm jepgjithmonë rezultate më të mira. Disa prindër që nxituan në përfshirjen e fëmijëve në këto programe, vunëre një vonesë në përmirësimin e fëmijës së tyre, ndërsa disa prindër që prisnin pak më gjatë, vunë re rezultate më të mira. Mirëpo ka disa avantazhe diagnoza dhe trajtimi i hershëm i këtij çrregullimi:

1. Fëmijët parashkollorë dhe të vegjël zakonisht nuk janë të detyruar të studiojnë dhe mund të kalojnë një ditë më të mirë në terapi.
2.
Meqenëse një fëmijë nuk ka shumë mendime dhe sjellje negative, është relativisht e lehtë ta ndalosh sjelljen e tij negative.
3.
Fëmija mund të mësojë sjellje të pranueshme nga shoqëria në një moshë shumë të hershme dhe të përballet me simptomat e autizmit në të ardhmen e tij.
4.
Programi është argëtues, i bazuar në lojëra dhe nuk ka rreziqe. Pra, edhe nëse fëmija juaj diagnostikohet gabimisht me autizëm, atëherë ai ose ajo do të gëzonte procesin e të mësuarit dhe përmirësimit të aspekteve të tij sociale dhe mendore. Një program i tillë kurrsesi nuk do t’i ndikonte për keq.

Nëse dëshironi të dini se sa janë shanset që terapia të funksionojë siç duhet, atëherë kjo gjë varet plotësisht nga fëmija. Megjithatë, mund ta kuptoni se edhe një përmirësim i vogël është shumë më mirë se sa mungesa e përmirësimit. Nga diagnoza e hershme e autizmit e deri tek përfshirja e një fëmije në një terapi të përshtatshme, ende nuk ka të dhëna që të gjitha simptomat të mund të përmirësohen plotësisht. Megjithatë, ndërhyrja është e aftë të zhvillojë sjelljen dhe simptomat intelektuale të një personi.

Back to top button