Enciklopedike

Sa shumë gjumë na nevojitet?

Klisheja është se kemi nevojë për tetë orë në natë, por përgjigja e vërtetë për këtë pyetje është më e komplikuar. Nevojat tona për gjumë ndryshojnë gjatë gjithë jetës. Udhëzimet e propozuara nga Fondacioni KOmbëtar i Gjumit në vitin 2015 rekomandojnë që të sapolindurit kanë nevojë për 14 deri në 17 orë në natë, adoleshentët kanë nevojë për 8 deri në 10 orë, dhe të rriturit kanë nevojë për 7 deri në 9 orë. Këto udhëzime përqëndrohen kryesisht në kërkesat e ‘mesatare’, por individët mund të ndryshojnë shumë nga njëri-tjetri. Për shembull, mund të jetë e përshtatshme për të rinj të caktuar, që të flejnë deri 7 orë në natë, apo edhe deri në 11. Nëse ju nuk jeni duke funksionuar në maksimumin tuaj, ia vlen të mendoni nëse vërtetë po merrni sasinë e duhur të jumit. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button