Bota

Sapo ndodhi një shpërthim diellor. Dhe në një kohë kur uragani Irma…

Dielli ka lëshuar kategorinë më të fuqishme të një shpërthimi diellor, duke shkaktuar ndoshta ndërprerje komunikimesh, pikërisht në një moment kur uragani Irma po mbjell shkatërrim nëpër Atlantik.

Shpërthimi i papritur i energjisë që u lëshua nga dielli mund të ndërhyjë me komunikimet radio dhe satelitore ndërsa mbërrijnë Tokën, paralajmërojnë ekspertët.

Shpërthimi ishte më i fuqishmi në një dekadë dhe i përket klasës X të shpërthimeve, më e fuqishmja e mundshme.

Qendra e Parashikimeve të Motit Hapësinor në NASA tha se energjia kishte prekur komunikimet radio në Tokë. Ajo shkaktoi një “zonë të gjerë me blackout, humbje kontakti deri në një orë mbi pjesën e Tokës që ndriçohej nga Dielli”, si dhe goditi sistemet që përdoren për navigim.

Probleme ishin ndeshur kudo në pjesën me diell të Tokës, thuhej në një raport të NASA-s të postuar online. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button