Kryeqyteti boshnjak ka gjithnjë e më shumë vendpushime luksi për arabët. Ngjall shumë diskutime ndërtimi dhe zmadhimi i një fshati 8 km larg nga qyteti që, i blerë nga biznesmenë kuvaitianë, ka në brendësi të tij 160 shtëpi të cilat u janë shitur ekskluzivisht personave me prejardhje nga Lindja e Mesme. Gjuha zyrtare në brendësi të kompleksit është arabishtja dhe të vetmit qytetarë vendas që pranohen janë ata që punojnë aty. / www.bota.al
Less than a minute