Bota

Sebastian Kurz: “Patjetër që e kam një vijë të kuqe”

31 vjeçari Sebastian Kurz është zgjedhur që të marrë në dorë qeverisjen në Austri. Në një internistë me Der Spiegel, ai flet për një koalicion të mundshëm më partinë e djathtë FPÖ, rreth qëndrimit të tij të ashpër ndaj emigracionit dhe sesi mosha influencon politikën

Zoti Kurz, ju jeni 31 vjeç dhe në pritje për t’u bërë Kancelari më i ri austriak. E “pickoni” nganjëherë veten?

Jo aspak. Jam i vetëdijshëm për përgjegjësinë që po marr. Gjërat janë zhvilluar shumë shpejt për mua gjatë viteve të fundit, por nuk kanë ndodhur sot për nesër. Kam më shumë se 6 vite përvojë në qeveri. E mora shumë seriozisht vendimin për të kandiduar. Në maj vendosa ta ndryshoj Partinë Popullore dhe të nis një lëvizje me bazë të gjerë që synonte në ndryshimin për mirë të këtij vendi.

A mund të kuptoni se disa njerëz janë paksa të “ngecur” që shikojnë një të ri në krye të vendit?

Sikur ky të ishte mendimi publik austriak, nuk do të kishin votuar për mua. Austriakët kanë pasur kohë që ta provojnë se kush jam unë. Kandidatët tanë kanë qenë në skenën politike për periudha shumë më të pakta kohe sesa unë. Votuesit ndoshta qenë shumë me pak familjarë me disa prej kandidatëve në zgjedhjet gjermane, që më parë qenë në Bruksel.

Do të donit nganjëherë të kishin më shumë përvojë jetësore për ta sjellë në postin e ri?

Jemi ata që jemi. Nuk mund të bëhesh 30 vjet më i vjetër sa hap e mbyll sytë. Njerëzit që janë më të moshuar kanë avantazhin e një përvoje më të madhe, por nuk duhet të dëshpëroheni pse jeni i ri. Nëqoftëse mosha e re është problem, atëhere mund të ngushëlloheni me faktin se bëhet më mirë me çdo ditë që kalon.

Për pamjen tuaj është shkruar dhe komentuar në mënyrë konstante. Ju bezdis një gjë e tillë?

Nuk mund të them se e kam vënë re. gjatë fushatës elektorale fokusi ishte në shumë gjëra të tjera, në çështjet, në stilin e të bërit fushatë, në “fushatën e pistë” dhe metodat që nuk i duam këtu në Austri. Mënyra sesi dukeshin kandidatët realisht nuk ishte në fokus. 

Javën e kaluar një gazetë në Vjenë indirekt ju krahasoi me Jörg Haider, politikanin kontradiktor austriak të së djathtës ekstreme që humbi jetën në një aksident me makinë në 2008.

Jam krahasuar me Haider dhe me Viktor Orbán, gjithashtu jam përshkruar edhe si koneja e Angela Merkel. Asnjëri nuk i korrespondon të vërtetës, por jam i vetëdijshëm se njerëzit goditen në politikë dhe në media. Përpiqem që ta luftoj atë me idetë që paraqes.

Në zgjedhjet e 15 tetorit, Partia Popullore Austriake e qendrës së djathtë (ÖVP) dhe Partia e Lirisë së Austrisë e ekstremit të djathtë (FPÖ) morën sëbashku 60% të votave, duke shënuar numrin më të madh të qendrës së djathtë qysh nga Lufta e Dytë Botërore. Si e shpjegoni këtë rrëshqitje nga e djathta?

ÖVP-ja dhe Partia Socialdemokrate (SPÖ) kanë gjithashtu një mbështetje të përbashkët prej 60%. Por qartazi FPÖ-ja e rriti mbështetjen e saj. Kjo duket se tregon që më shumë votues u tërhoqën nga platforma e partisë. Si një parti e hapur, ne e morëm momentumin nga shoqëria mbizotëruese. Kur mora lidershipin e partisë në maj, ne morëm vendim të lançonim një lëvizje me bazë të gjerë. Gjatë muajve të fundit siguruam 200000 mbështetës të rinj dhe kjo në një vend të vogël me një popullsi prej 9 milion banorësh. 

Po përpiqeni të thoni se pikëpamja se ka pasur një rrëshqitje nga e djathta është nonsens?

Rezultati i votimeve nuk lë vend për dyshime. Partia Popullore fitoi. Parti të tjera, si ajo Socialdemokrate, kanë fituar vetëm dy herë në 50 vjet. E dimë që kemi marrë shumë vota nga njerëz që më parë votonin për Alternativën e Gjelbër.

 

A nuk është ahxenda juaj më e spostuar nga e djathta?

Është gjithnjë e më shumë e vështirë për austriakët punëshumë që të krijojnë asete. Ne paguajmë taksa shumë të larta. Diferenca midis pagës bruto dhe të ardhurave neto është më e lartë këtu se në çdo vend tjetë në botë. Koeficenti i taksës dhe kontributeve është dukshëm më i madh këtu sesa në Gjermani, edhe pse keni spitale dhe shkolla të mira. Ne duam që të shkëputemi nga strukturat e kalcifikuara dhe të krijojmë një shtet të hajthëm të orientuar nga shërbimet. Shpenzimet në sektorin e shëndetësisë janë trefishuar qysh nga 1990, por cilësia e tij, sidomos në Vjenë, është përkeqësuar. Jemi afër së pasuri një sistem të kujdesit shëndetësor me dy nivele.

A mundet një njeri ta rimodelojë seriozisht një parti, bile edhe një vend të tërë?

Askush nuk mund ta bëjë vetë. Por gjatë gjithë karrierës time politike nuk kam bërë kurrë gjithçka vetëm. Përkundrazi, kemi ndërtiar lëvizjen me bazën më të gjerë që ekziston në Austri dhe kemi numrin më të lartë të parlamentarëve, të cilët sjellin me vete përvojat e tyre në fusha të ndryshme, qoftë kjo ekonomia apo shkenca.

Cilin do të preferonit” një koalicion me FPÖ-në e ekstremit të djathtë, që nuk do të përcillej mirë ne skenën ndërkombëtare, apo me SPÖ-në e qendrës së majtë, që nuk do të përcillej mirë në Austri?

Objektivi im është të formoj një qeveri të qëndrueshme që është e fortë mjaftueshëm sa për të sjellë ndryshim. Një qeveri minorance është gjithashtu një opsion nëqoftëse dështojmë të gjejmë një partner koalicioni, pork y nuk është objektivi im. Shumë vendime në Austri kërkojnë një mazhorancë prej 2/3. Kjo do të ishte e mundur, për shembull, në dakordësimin me NEOS-in, një lëvizje liberale qytetarësh.

Me kë do të pëlqenit të qeverisnit?

Do të bisedoj me të gjitha partitë. Më duhet të pres dhe të shoh se çfarë do të thonë.

A do të ishte alternativë për FPÖ-në një koalicion me SPÖ-në e drejtuar nga Hans Peter Doskozil, që aktualisht është Ministër Mbrojtjeje dhe në anën konservatore të partisë së tij?

Doskozil dhe unë kemi punuar mirë sëbashku. Kam respekt për të.

Emigracioni qe një prej çështjeve kryesore të fushatës tuaj. A tregon fitorja juaj se është e mundur që të përfitosh nga partitë e ekstremit të djathtë nëpërmjet adoptimit të platformave të tyre?

Politikanët duhet të bëjnë atë çka besojnë se është e drejtë më shumë sesa të ndjekin strategji që mendojnë se do t’u sjellin vota. Qysh nga fillimi i krizës së refugjatëve, unë kam adoptuar një linjë të qartë, të qnëdrueshme dhe, po deshët, të ashpër ndaj emigracionit ilegal. Nëqoftëse dështojmë të kontrollojmë emigracionin në vende si Austria, atëhere rrezikojmë të vëmë në pikëpyetje rendin dhe sigurinë publike. Nuk është vetëm për njerëz nga Siria dhe Iraku, por për milionat e njerëzve nga Afrika që janë të përgatitur të vijnë në Europë nëqoftëse mendojnë se dera është e hapur. 

Heinz – Christian Strache, lideri i FPÖ-së, thotë se rreth 60% e austriakëve votuan për platformën e FPÖ-së në këto zgjedhje, në thelb një akuzë se propozimet tuaja politike janë njëlloj si të tijat.

Strache ka të drejtë kur thotë se ka disa mbivendosje dhe ngjashmëri në aspekte të caktuara të platformave tona, por në në çështje të tjera ne mbivendosemi në partitë e tjera. Kjo është gjë e mirë. Si do të ishim në gjendje ndryshe të punonin sëbashku në politikë? Do të më pëlqente të shikoja më shumë mbivendosje në nivel europian.

Nganjëherë jeni krahasuar me Presidentin francez Emmanuel Macron në raport me moshën. Megjithatë ai ju kundërvu fuqishëm Frontit Kombëtar, ekuivalentit francez të FPÖ-së. ndërkohë, ju po konsideroni një koalicion me një parti të ekstremit të djathtë. Cila strategji është e duhura?

Macron ka vullnetin që ta ndryshojë për mirë Europën, gjë për të cilën, si qytetar i Europës dhe politikan austriak, jam shumë i lumtur. Do të bëj gjithçka munder për ta mbështetur atë dhe të tjerë që janë të vendosur ta ndryshojnë dhe fuqizojnë Bashkimin Europian. Për sa i përket qëndrimit të tij ndaj Marine Le Pen, sistemet tona politike nuk mund të krahasohen. Në Austri, partia më e fuqishme ka një mandat dhe i duhet të gjejë partner koalicioni. Për mua, ka dy partner të mundshëm. Gjithashtu është gjithashtu e mundur që SPÖ-ja do të qëndronte në pushtet po të bënte koalicion me FPÖ-në kundër fituesit të zgjedhjeve.

E shikoni FPÖ-në si një parti krejtësisht normale, edhe me një lider si Heinz-Christian Strache, një njeri të cilin edhe Jörg Haider e shikonte si shumë agresiv?

Partitë janë ndryshe. Unë jam aktiv në politikë qysh 17 vjeç. Pozicionet dhe idealet e mia janë të qarta, por në një demokraci nuk janë vetëm opinionet tua që kanë vlerë. Janë 5 parti të përfaqësuara në parlamentin austriak. Të gjitha janë të zgjedhura demokratikisht dhe të tëra kanë legjitimitet.

Duhet t’i keni parë fotografitë e Strache me uniform të plotë ushtarake që bën manovra në pyll. Përfshirja e tij me skenën e së djathtës ekstreme shkon thellë në vite. Nuk keni frikë ta emëroni një njeri të tillë si Zëvendëskancelar?

I kam parë fotot. Mendoj se janë bërë përpara se të lindja unë.

Kjo nuk ndryshon asgjë.

Votuesit kanë të drejtë të vendosin. Nuk ka asnjë vendim të gabuar. Si një parti kryesore proeuropiane, ne qartazi që i fituam këto zgjedhje dhe partitë në vendin e dytë e të tretë janë njëlloj të forta.

Sigurisht, votuesit mund të zgjedhin kë të duan, por ama nuk keni nevojë të formoni koalicion me një parti që është haptazi ksenofobike.

Është vendimi im se me cilin formoj koalicion. Jam i vetëdijshëm për përgjegjësinë. Do ta zhvilloj bisedime dhe do të bëj çka mundem për të formuar një qeveri të qëndrueshme që është në interesin më të mirë të vendit.

Në Gjermani Jens Spahn, një anëtar konservator i komitetit ekzekutiv të Unionit Kristian Demokrat (CDU) të Kancelares Angela Merkel, është një prej mbështetësve tuaj më të mëdhenj. Bile ka qenë i pranishëm në festën e zgjedhjes tuaj. Pse jeni kaq aleatë?

Qeshë shumë i gëzuar që ai mori pjesë në të si përfaqësues i partisë tonë simotër në Gjermani. E vlerësoj që ai ka një pozicion të qartë për çështjet dhe e deklaron atë në mënyrë të paekuivok. Shpesh politikanët nuk janë aq të qartë sa duhet të jenë, nga frika e reperkusioneve negative. Në mënyrë të veçantë, ministrat e jashtëm duhet të jenë mjaft diplomatikë. E shikoj atë si vizionar, por jam në marrëdhënie të mira me të tjerë në CDU dhe CSU, përfshi Ëolfgang Schäuble dhe Ursula von der Leyen. U ndejva i lumtur që Angela Merkel qe e para që më telefonoi dhe më përgëzoi natën e zgjedhjeve. Po pres që të bashkëpunoj me të.

Do t’ju pëlqente ta shikonit Jens Spahn të bëhej Kancelar gjerman kur Merkel do të vendoste të tërhiqej?

Si kancelare gjermane, Angela Merkel është një prej politikanëve më me përvojë në Europë dhe ka arritur që të fitojë 4 zgjedhje radhazi. Ajo ka një ekip të shkëlqyer që përfshin politikane të tillë si Jens Spahn dhe të tjerë që mund të arrijnë lartësi të mëdha në jetët e tyre.

Keni qenë në kontakt me politikanët e CDU-së në 2016 kur po përgatiteshit që të mbyllnin rrugën ballkaniko – perëndimore të refugjatëve, deridiku prapa kurrizit të Merkel?

Ka pasur gjithmonë një shkëmbim midis Austrisë dhe Gjermanisë, edhe kur kemi pasur opinion të ndryshme, si ai lidhur me çështjen e emigracionit.

Ju jeni një figurë përçarëse brenda CDU-së. Krahu i djathtë i partisë bën kujdes që të bëhet aleat me ju, ndërsa shumë mendojnë se partia duhet të ndjekë shembullin tuaj.

Unë kam një pozicion të qartë lidhur me çështjen e emigracionit. Ama kjo nuk është çështja e vetme dhe në të tjera jam dakord me të tjerët në CDU. Kështu funksionon në politikë. 

Angela Merkel dhe CDU-ja fituan zgjedhjet, por humbën më shumë se 8 pikë përqindjeje krahasuar me zgjedhjet e 2013. Si e shpjegoni këtë?

CDU-ja mori 33% të votave në këto zgjedhje. Unë mora 31.5%. Për ne ky qe një rezultat realisht i mirë. Nëqoftëse konservatorët gjermanë kanë nevojë për këshilla, këto sigurisht që nuk mund të vijnë nga parti që kanë marrë më pak vota se ata.

Në mendimin tuaj, cila qe më rezultativja në dhënien fund të krizës së refugjatëve në 2016: mbyllja e rrugës ballkanike, një lëvizje që u avancua nga ju, apo marrëveshja e Bashkimit Europian me Turqinë, që e mbështeste Merkel?

Të dyja qenë efikase, të dyja kishin kuptim. Çfarëdo mase që përdorim për ta ndaluar emigracionin illegal dhe për të dhënë ndihmë në vendet e origjinës është masë e mirë. Muajve të fundit, falë Zotit, gjërat po lëvizin në drejtim të mirë në nivel europian. Italia e ka ndryshuar krejtësisht politikën e saj, por do të ishte gabim fatal të mendohej se problemi i emigracionit është zgjidhur dhe bënim pushim. Numrat janë më të ulëta nda sa kanë qenë në vitet e fundit, por ende janë shumë të larta dhe presioni që e shtyn emigracionin nuk ka gjasa që të ulet.

Çfarë do të donit të ndodhte?

Në një nivel europian ne duhet të luftojmë fort për t’i dhënë fund emigracionit. Frontex ka nevojë për një mandate krejtësisht të ri, kemi nevojë të krijojmë një politikë të përbashkët mbrojtjeje për kufijtë tanë të jastën që nuk e lënë Italinë dhe Greqinë të përballen vetë me problemin. Ne në Austri jemi të përgatitur që të bëjmë pjesën tone me polici dhe forca ushtarake.

Gjatë fushatës elektorale, ju keni folur rreth mbylljes së rrugës mesdhetare. Si do të funksiononte kjo gjë?

Ne duhet të bëjmë të qartë se çdo njeriu që përpiqet të futet ilegalisht në Europë nuk do t’i jepet azil. Duhet t’i ndihmojmë njerëzit në kufijtë e jashtëm e Bashkimit Europian, të kujdesemi për ta, por më pas duhet t’i kthejmë mbrapsht në vendet e tranzitit apo vendet e tyre të origjinës. Ne duhet të marrim njerëz vetëm nëpërmjet programeve të riatdhesimit dhe rritjes së asistencës në vendet e origjinës.

Si do të funksionote kjo? Do t’i ndaloni varkat dhe pasagjerët do t’i ktheni mbrapsht në Libi?

Sa për fillim, ne kemi nevojë të bashkëpunojmë më shumë me rojen bregdetare libiane në mënyrë që të njerëzit as të mos e nisin udhëtimin dhe anijet as të mos lëvizin. Me t’u kapur, ata nuk duhet të dërgohen në territorin italian dhe, nëëoftëse nuk është e mundur të kthehen nga kanë ardhur, duhet të dërgohen në qendra të sigurta ku mund të ketë përkujdesje për ta. Por nuk duhet t’u premtohet një jetë më e mirë në Europë. Nëqoftëse e bëjmë këtë premtim, atëhere më shumë njerëz do të orvaten që të vijnë këtu.

Në kulmin e krizës së refugjatëve në 2015, cili qe gabimi më i madh i Kancelares gjermane?

Gabimet e saj nuk janë në thirrje këtu. Shumë në Europë po mëshonin për një politikë e cila ishte e gabuar – një politikë kufijsh të hapur. Tata mendonin se kushdo që arrinte të vinte në Europë duhet të kishte të drejtën për të aplikuar për azil këtu. Kështu që numra të mëdhenj njerëzish e kapën rastin. Rezultati qe që ne nuk qemë në gjendje të përballemi dhe shumë njerëz humbën jetët e tyre në Mesdhe. Gjithmonë e kam refuzuar këtë politikë dhe, falë Zotit, jo shumë politikanë kanë vazhduar ta ndjekin atë.

Do t’i bashkonit forcat me vendet europianolindore lidhur me çështjen e emigracionit?

Jam shumë i lumtur për çdo vend në Bashkimin Europian që ka të njëjtin pozicion si i yni lidhur me emigracionin. Në këtë moment janë shumë dhe po bashkohemi nga të tjerë çdo muaj. Nuk do ta zgjidhim problemin e emigracionit nëpërmjet shpërndarjes së emigrantëve anembanë Europës.

Si e shikoni rolin tuaj në marrëdhëniet me Hungarinë dhe Republikën Çeke, vende me të cilat Austria ka lidhje të ngushta?

Austria mund të ishte një lloj ure lidhëse midis Europës Lindore dhe Perëndimore. Ekonomikisht kjo ka qenë gjithmonë mjaft e dobishme dhe besoj se ky është gjithashtu roli ynë politikisht.

Ju e përshkruani veten si një proeruopian i fuqishëm, por po konsideroni koalicionin me një parti eurskeptike. Çfarë shpresoni të arrini kur Austria do të marrë Presidencën e radhën e Këshillit Europian vitin e ardhshëm?

Unë përfaqësoj një parti kryesore tradicionale dhe votuesit më kanë dhënë një mandat si një agjent proeuropian ndryshimi. Do të donim Bashkimin Europian më subvencionues e më bashkëpunues dhe të të tërhiqej disi në plan të dytë lidhur me çështje ku shtetet kombe mund të marrin vendime më të mira.

Çfarë nënkupton saktësisht kjo?

Ne kemi nevojë për bashkëpunim më të ngushtë lidhur me politikën e jashtme dhe të mbrojtjes. Në mënyrë të veçantë shtetet më të mëdha anëtare nuk janë gjithmonë të interesuara, por ne jemi. Nuk kemi nevojë për një bashkim social. Si supozohet të funksionojë ky? Standardet austriake duhet të bien në nivelet e atyre rumune? Rroga më e ulët e Austrisë prej 850 eurosh duhet të vendoset në Rumani, ku do të ishte shumë më e lartë se e ardhura mesatare? Nuk kemi nevojë gjithmonë për më shumë rregulla në Europë, por duhet të shikojmë sesi po respektohen ato ekzistuese, nga Maastricht në Dublin.

Do t’u kundërviheshit në Bruksel reformave të propozuara nga Emmanuel Macron?

Më pëlqejnë shumë prej ideve të tij. Sidomos ato çka thotë lidhur me emigracionin dhe sigurinë. Përsa i përket politikës së buxhetit, ne jemi më afër me Gjermaninë. Jam dakord me Ëolfgang Schäuble. Ka disa çështje të tjera ku nuk jam dakord me Francën apo Gjermaninë dhe nuk ka asgjë të gabuar lidhur me këtë.

Çfarë do të bënit nëqoftëse SPÖ-ja dhe FPÖ-ja do të formonin një koalicion për t’ju mbajtur jashtë?

Presidenti austriak e ka fjalën pas zgjedhjeve. Është një problem me të cilin nuk po ndeshemi aktualisht.

Ju u bërë Ministër i Jashtëm në moshën 27 vjeçare dhe përgatiteni të bëheni Kancelar në atë 31 vjeçare. Çfarë do të jeni duke bërë kur të jeni 45? Keni ambicie të tjera?

Mund të bëhem entuziast për shumë gjëra dhe kam gëzuar gjithçka kam bërë në jetën time deri tani. E kam ditur gjithmonë se nuk do ta shpenzoj yë gjithë karrierën time në politikë. Do të jem politikan për aq kohë sa do të ndjej se kam diçka për të kontribuar. Por, për të qenë të ndershëm, nuk jam aspak i frikësuar se ka gjithashtu gjëra të bukura në jetë jashtë politikës.

Përgatiti: ARMIN TIRANA / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button