Covid19

Sekretari i Thesarit të SHBA: Nuk mund ta mbyllim ekonominë përsëri

Mbyllja e ekonomisë amerikane për herë të dytë për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit nuk është një mundësi e vlefshme, ka thënë sekretari i Thesarit amerikan Steven Mnuchin.

“Ne nuk mund ta mbyllim ekonominë përsëri. Unë mendoj se kemi mësuar se nëse mbyllnim ekonominë, do të krijoni më shumë dëme,” tha Mnuchin për CNBC.

“Dhe jo vetëm dëm ekonomik. Ka fusha të tjera dhe ne kemi biseduar për këtë – problemet mjekësore dhe gjithçka tjetër që lihet në pritje.”

Mnuchin tha se ai mendonte se veprimet e Presidentit Donald Trump kishin qenë “shumë të kujdesshme”, duke shtuar: “Por unë mendoj se ne kemi mësuar shumë”.

Shifrat e fundit të papunësisë në SH.B.A. tregojnë se rreth 1.5 milion njerëz të tjerë humbën punën e tyre në javën e kaluar. Kjo e çon numrin e përgjithshëm të kërkesave për përfitime nga papunësia që nga mesi i marsit në 44.2 milion.

Leave a Reply

Back to top button