Enciklopedike

Sekrete të deklasifikuara: Churchilli dhe ekzekutimi i Hitlerit

Screen Shot 2016-06-30 at 15.47.10

Sir Winston Churchilli, Kryeministër i Britanisë gjatë kohës së luftës, kishte planifikuar për të ekzekutuar Adolf Hitlerin në karrige elektrike, nëse lideri nazist do të binte në duart e Aleatëve.

Dokumentet e deklasifikuara tregojnë se Churchilli ishte kundër planeve të aleatëve për gjyqet e krimeve të luftës, dhe ai donte që të ekzekutoheshin menjëherë liderët nazistë, duke përfshirë Hitlerin, që ai e konsideronte si “burimin e të keqes” dhe “gangster”, dhe ishte gjithashtu i kënaqur të shihte liderin e pavarësisë indiane, Mahatma Gandhi, që të vdiste urie, gjatë grevës së tij të urisë në vitin 1943.

Dokumentat gjithashtu se ai ishte i gatshëm, kundër këshillës së kolegëve të tij të kabinetit, që të “fshinte” fshatra e pambrojtur gjermane, në shenjë hakmarrjeje për krimet naziste në Çekosllovaki. Zgjedhja e karrikes elektrike nga Churchilli ishte pavarësisht nga fakti që ajo kurrë nuk ishte përdorur në Britani më parë./bota.al

Leave a Reply

Back to top button