Sport

“Armiku” tek porta përballë / Sekretet e Pepit, revolucionari që nuk ka shpikur asgjë

MANCHESTER – Qyteti anglez ku Marksi dhe Engelsi studiuan klasën punëtore, sot është tempulli i kapitalizmit futbollistik. Dhe këtë vit, loja mes dy skuadrave të mëdha do të bëhet vërtetë e fortë. Sepse në krye të United ka ardhur Hoze Murinjo, dhe City-n do ta stërvisë “armiku i betuar”, Pep Guardiola. Rrëfim për një duel, jo vetëm sportiv

Screen Shot 2016-08-19 at 10.16.45

Murinjo-Guardiola, dueli intrigues i Manchesterit:

Madhështia e Guardiolës qëndron në faktin që u bë një revolucionar, pa shpikur asgjë. Nuk e ka shpikur ai sulmuesin qëndror që lëviz papushim, ekzistonte në Hungari që në vitet ’50. Nuk ishte ai arkitekti i rrjetit të pasimeve me topin rrafsh me tokën, ishte trashëgimi e Holandës së viteve ’70. Por askush përpara tij nuk ia kish imponuar botës, qoftë njërin mendim, qoftë tjetrin, duke i pagëzuar me gjuhën e vet, tiki-taka si model global, madje si fe. “Idetë i përkasin botës. Unë “vodha” ato që munda. Dhe të gjithë mund të “vjedhin” nga unë”

Ai është balena e bardhë, i ndjekuri, ai që tërhiqet. Ai kërkon ekuilibrin, i shpëton shkumës, i ftohtë, asnjëherë vërshues. I Miri i historisë, është ky njeri, që nuk ka më flokë. Të fundit i ka humbur prej stresit të një lundrimi me erën në fytyrë, erën që i lëshonte mbi vete ai tjetri. Më quani Pep: çdo e vërtetë ëstë një humnerë. Guardiola është njeriu i hapësirave dhe linjave, peisazheve dhe perspektivave. Eshtë njeriu i kufijve që duhen zhvendosur dhe hartave që duhen ribërë. Heshtjen përreth vetes e ka të domosdoshme. Zhuli dhe shkuma që ngre tjetri, janë gjëra të cilat duhet t’i shmangë. Gjithça është e kuruar me kujdes brenda botës së tij, gjithçka është e qetë dhe e përmbajtur. Edhe mjekërra e parruar ka një harmoni të vetën. Pamja rrëfen …

[real3dflipbook id=”1269″]

Leave a Reply

Back to top button