Magazine

Sekreti që e detyroi Mbretëreshën, të pranojë largimin e Meghan dhe Harry

Mendohet të ketë një kërcënim pas vendimit të Mbretëreshës për t’i dhënë dritën jeshile ndarjes së Meghan dhe Harry me Kurorën. E shkruajnë tabloidët britanikë, në veçanti The Sun, sipas të cilës ish-ylli i “Suits” ka kërcënuar të japë disa intervista nëse do të vinte një refuzim nga Sovrania.

Ndarja e Dukës së Sussex me Familjen Mbretërore është tani zyrtare. Të dy nuk do të jenë më anëtarë të lartë të Familjes dhe nuk do të marrin më pjesë në angazhime institucionale. Vendimi u konfirmua nga vetë Mbretëresha Elizabeth II, e cila në një deklaratë foli për një periudhë tranzicioni për çiftin.

Reagimi

Reagimi i Mbretëreshës ndaj vendimit të Harry dhe Meghan ishte padyshim më i prituri. Hipoteza ishte ajo e kundërshtimit të fortë të Mbretëreshës ndaj Dukës së Sussex. Por Sovrania ka vendosur të mbështesë vullnetin e çiftit të ri, duke deklaruar se ajo është e gatshme për të zgjidhur çështjen në mënyrën më të mirë, dhe për të mirën e të gjithëve.

Shkurt, pasi u takua me William, Charles dhe Harry, Mbretëresha u dorëzua, megjithëse tabloidët e kishin përshkruar atë të tërbuar dhe të gatshme për të kundërshtuar vullnetin e djalit të dytë të Dianës. Me një njoftim zyrtar për shtyp, ajo njoftoi se nipi i saj është i lirë të marrë vendimet e tij, pa fshehur hidhërimin dhe pakënaqësinë:

“Familja ime dhe unë do të mbështesim vendimin e Harry dhe Meghan për të krijuar një jetë të re, si një familje e re. Ne do të preferonim që ata të mbeteshin me kohë të plotë si anëtarë të Familjes Mbretërore, por ne e respektojmë dhe e kuptojmë dëshirën e tyre për të jetuar në mënyrë më të pavarur. Megjithatë ata do të mbeten një pjesë e rëndësishme e familjes sime”.

Tërheqja

Kushdo që priste një Mbretëreshë të zemëruar, të gatshme për të futur shkopinj nën rrota për Meghan, është dashur të ndryshojë mendje. Por çfarë e bëri atë të heqë dorë kaq lehtë? Sipas tabloideve, hija e një kërcënimi nga Markle dhe nipi i saj Harry. Sipas asaj që raportoi The Sun, çifti mund të ketë kërcënuar se do zbulonte para mediave, versionin e tyre të fakteve.

Pas Megxit, siç është quajtur largimi nga Familja Mbretërore i Meghan dhe Harry, do të kishte hsumë emisione të interesuara për një intervistë me çiftin. Stafi i Markle, një ish yll i Hollivudit, do të kishte mundësinë të kontaktonte kollaj me rrjetet televizive amerikane.

Mediat

Një nga problemet me të cilat është përballur Meghan, që nga anëtarësimi në Familjen Mbretërore, ka qenë vëmendja e tepruar e mediave. Ajo dhe Harry u ankuan për mënyrën sesi revistat britanike përshkruanin jetën e tyre. Mbi të gjitha, duke denoncuar ekzistencën e komenteve raciste kundër Markle. Në lidhje me këtë çështje, Priti Patel, Sekretari i Shtetit për Punët e Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, ndërhyri në këto orë. Ai mohoi mundësinë që nuancat racore të jenë përdorur gjatë përmendjes së Dukëve të Sussex dhe hodhi poshtë çdo akuzë. / bota.al

Show More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close