Bota

Seks dhe pushtet

The Economist

Një lëvizje e nxitur nga një përdhunues i akuzuar mund të jetë forca më e fuqishme për barazi që nga e drejta e votës për femrat

Një vit më parë, Harvey Weinstein u ekspozua si një abuzues seksual. Deri më atëherë trajtimi që ai u bënte femrave ishte një sekret i hapur në mes të disa publicistëve të industrisë së filmave, avokatësh dhe gazetarësh. Z. Weinstein ishte i mbrojtur nga një hamendësim i pathënë që në disa situata një njeri i fuqishëm mund të vendosë rregullat e tij. Gjatë vitit të kaluar ai hamendësim është zgjidhur me një shpejtësi të mirëpritur. Në çdo fushë të jetës njerëz të fuqishëm janë larguar me forcë dhe jo vetëm në Amerikë.

Kohët e fundit Brett Kavanaugh mund t’i mohohet një vend në gjykatën më të lartë të Amerikës si pasojë e një sërë akuzash që thonë se ai kreu sulme seksuale disa dekada më parë si student. Ajo çfarë filloi në një divan aktrimi ka arritur deri në stolin e Gjykatës Supreme. Ky është progres. Dhe megjithatë, fati i lëvizjes #Edheunë akoma varet në balancat e Amerikës, në vendin ku filloi dhe ku ka patur efektin më të madh. Për të parë pse, vetëm shihni rastin e z. Kavanaughi cili, teksa ne shkuam te shtypi, ishte i detyruar të jepte dëshmi në Komitetin e Drejtësisë së Senatit së bashku me Christine Blasey Ford, akuzatoren e tij kryesore. Lajmi i mirë është që oreksi për ndryshim është i thellë; lajmi i keq është që grabitqariteti i meshkujve ndaj femrave rrezikon të bëhet një tjetër fushëbetejë në luftërat konsumuese të kulturave në Amerikë. Falë lëvizjes #Edheunë, dëshmitë e femrave të paktën po merren disi më seriozisht.

Për një kohë të gjatë, kur një grua foli kundër një burri, dyshimi i kthehej mbrapsht asaj. Në vitin 1991 kur Anita Hill akuzoi Clarence Thomas, tani një gjykatës në Gjykatën Supreme, për kanosje seksuale, mbrojtësit e tij e ofenduan atë duke e cilësuar “sikur është pak kuçkë”. Makineria që mbështet z. Kavanaugh është e përcaktuar në mënyrë të ngjashme. Gjithsesi, është përmbajtur nga vënia në pikëpyetje e pastërtisë apo moralit të znj. Blasey Ford. Në 2018 votuesit do ta merrnin këtë gjë si të papranueshme. Abuzimi nga meshkujt po merret më seriozisht, gjithashtu. Z. Weinstein akuzohet se ka kryer me dhjetëra sulme seksuale, përfshirë përdhunimin. Kontrasti mes brutalitetin të tij dhe mosndëshkimit të tij, tronditi botën nga vetëkënaqësia e saj. Këtë javë Bill Cosby, dikur aktori më i paguar i Amerikës, u burgos si i akuzuar të jetë një grabitqar i dhunshëm seksual. Por femrat kolege në vendet e punës nëpër të gjithë Amerikën janë të dëmtuara nga abuzime, të cilat pak gjë i ndan nga përdhunimi. Falë #Edheunë, tani ka më shumë gjasa që këto akte të ndëshkohen.

Shumica e mbrojtësve të z. Kavanaugh janë përqendruar në pafajësinë e tij të prezumuar; 30 vite më parë ata do të kishin këmbëngulur që veprimet e shkujdesura të një 17-vjeçari të dehur janë një bujë për asgjë. Këto ndryshime reflektojnë një ndryshim të gjerë social. Një shqetësim është se mund të ketë një boshllëk mes retorikës së korporatave dhe realitetit. Një tjetër shqetësim është pasiguria se çfarë quhet si provë. Kjo është e gjerë sepse provat e një rrethane abuzimi shpesh konsistojnë në diçka që ka ndodhur në ambiente me dyer të mbyllura dhe në shumë raste para shumë kohësh. Për të gjetur një balancë mes akuzueses dhe të akuzuarit është e vështirë. Znj. Blasey Ford ka të drejtën të dëgjohet, por këtë të drejtë e ka edhe z. Kavanaugh.

Reputacioni i Z. Kavanaugh është në rrezik, por në rrezik gjithashtu është edhe reputacioni i Gjykatës Supreme. Në peshimin e këtyre pretendimeve konkurruese, barra e provave duhet të jetë e arsyeshme. Z. Kavanaugh nuk po përballet me një gjyq që do t’i kushtonte lirinë, por një intervistë pune. Standardi i provave duhet të jetë në mënyrë korrespondente më i ulët. As gjykata, as drejtësia natyrale nuk shërbehet nga nxitimi. Duhet një dekadë apo më shumë që strukturat e sjelljes sociale të ndryshojnë. #Edheunë është vetëm njëvjeçare. Nuk ka të bëjë me seksin më shumë se sa ka të bëjë me pushtetin- se si pushteti shpërndahet dhe se si njerëzit mbahen përgjegjës kur abuzohet me pushtetin.

Pashmangshmërisht, prandaj, #Edheunë do të transformohet në diskutime për mungesën e femrave veterane nga kompani dhe hapësira me fitime mesatare mes punonjësve meshkuj dhe femra. Një mbrojtje ndaj abuzimit është për femrat e reja që të punojnë në një ambient që gratë e tjera ndihmojnë të krijohet dhe të jetë i qëndrueshëm. Konservatorët shpesh e vajtojnë rolin që luan Hollywood në minimin e moralit. Me #Edheunë, Tinseltown ka nxitur pa dashje një lëvizje për barazinë. Mund të rezultojë të jetë forca më e fuqishme për vendosjen e një raporti më të drejtë mes meshkujve dhe femrave që nga vendosja e së drejtës së votës.

Leave a Reply

Back to top button