Kuriozitete

SERIA: Histori “gënjeshtare”: Hitleri ishte gjerman…

 

Screen Shot 2015-06-24 at 23.00.58

Jo, ishte austriak. Lindi në Braunau am Inn, pranë Linzit – atëherë pjesë e perandorisë austrohungareze – në 20 prill 1889. Vetëm 24 vite më vonë u zhvendos në Mynih në Bavari, duke u larguar nga Viena ku qe transferuar pasi kish mbetur jetim. Në gushtin e vitit pasardhës Rajhu gjerman hyri në Luftën e Parë Botërore: ai u rregjistrua si vullnetar në Batalionin 16 të këmbësorisë bavareze, duke filluar më pas karrierën e tij politike.

… dhe ishte vegjetarian

Aspak. Eshtë e vërtetë që, për shkak të gjendjes shëndetësore të brishtë dhe hipokondrisë, ai përdori dieta të shumta, gjatë të cilave u privua nga alkooli dhe mishi, pa u bërë megjithatë asnjëherë tërësisht vegjetarian. Duket se ka qenë Ministri i tij i Propagandës, Joseph Goebbels që ka manipuluar këtë rrethanë për të shtyrë opinionin publik ta konsideronte Fuhrerin “më të mirë” dhe ta bënte të pranohej më mirë në shoqërinë e lartë, në nëj epokë kur vegjetarianizmi ishte shumë i përhapur mes intelektualëve dhe pasanikëve të gjysmës së Europës./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button