Kuriozitete

SERIA: Histori “gënjeshtare”: Neroni i binte lirës ndërkohë që Roma digjej

Screen Shot 2015-06-24 at 23.03.47

Historianët nuk i kanë besuar asnjëherë kësaj legjende. Atë e ka përhapur, dy shekuj pas zjarrit të madh që shkatërroi kryeqytetin, historiani Dione Cassio, duke sajuar që Neroni kishte hipur mbi kodrën Palatino dhe i kish rënë lirës si dhe kish kënduar këngën e zjarrvënies së Trojës. Për Neronin është thënë edhe që ka qenë ai përgjegjës për atë zjarrvënie (për t’i lënë vend Domus Aureas, apo sipas disa burimeve të tjerë për të favorizuar rinovimin urbanistik të qytetit). Këto gjëra i kanë thënë mbi të gjitha shkrimtarë armiqësorë ndaj politikës së tij, si Svetonio. Taciti ka thënë në fakt që Neroni, që ndodhej jashtë qytetit kur ndodhi zjarri, erdhi në Romë sapo mori lajmin, për të koordinuar ndihmën dhe për të frenuar dëmet./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button