Aspak. Ka patur kryqëzata edhe kundër kristianëve të tjerë. Më e njohura përfshiu Albigesët (nga Albi, një qytezë në jug të Francës), ë gjykuar si heretikë nga Kisha dhe që morën emrin “katarë” (nga greqishtja “katharoi” – të pastër) për shkak të jetës së tyre prej asketësh dhe në varfëri, një zgjedhje në kundërshtim me hierarkitë e tjera. Edhe për këtë arsye në vitin 1208 Papa Inocenti III nisi një kryqëzatë duke u ofruar atyre që do të merrnin pjesë në të të njëjtët shpërblime si për ata që luftonin në Tokën e Shenjtë. Pastaj ishte “kryqëzata e veriut” kundër paganëve balltikë (gjithmonë e kërkuar nga Inocenti III) dhe ajo kundër heretikëve husitë në Bohemi (1420).