Kuriozitete

Seria: Histori “gënjeshtare”: Urdhëresat e Moisiut ishin 10

 

Screen Shot 2015-06-26 at 00.10.47

Në Bibël, tabletat e ligjit që mbërritën tek Moisiu në malin Sinai nuk kanë një numër dhe nuk janë aspak një “dekalog” (një shprehje që u fut në tekste vetëm në shekullin III pas Krishtit). Bëhet fjalë në fakt për rregulla të shumtë e të shumëllojshëm, nga të cilët ata që më vonë do të bëheshin “10 komandamentet” janë vetëm dhjetë të parët. Jo vetëm kaq. Ekzistojnë mospërputhje mes hebraizmit dhe kristianizmit: për hebrejtë, për shembull, komandamenti i parë është “Unë jam Perëndia, Zoti yt” (për të krishterët është “Nuk do të kesh Zot tjetër përvec meje”) dhe i nënti e i dhjeti janë të shkrirë në një (ndërkohë që për të krishterët janë të ndarë, mes “Mos dëshiro gruan e tjetrit” dhe “mos dëshiro gjënë e tjetrit”)./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button