Projekti Turkish Stream; Loja e Madhe në Ballkan; Energjia si armë gjeopolitike; Maqedonia dhe Bullgaria: shtylla gjeostrategjike; Roli i Italisë
Gjeopolitika e Moskës nuk ka të bëjë në mënyrë unike vetëm me Azinë Qendrore, me planin ambicioz të Unionit (ekonomik) Euraziatik. Energjia e rinovuar e Kremlinit në fushën e politikës së jashtme bën që të dëgjohet jehona e saj edhe në zonën ballkanike, që në shekullin e XIX-të, ishte tashmë objekt synimesh pansllaviste të Carëve dhe në shekullin e kaluar plaçkë lufte e ish Perandorisë Sovjetike. Duke aplikuar një prej konstanteve historike të gjeopolitikës ruse, në mënyrë të heshtur, Putini po rivendos gurët e tij, në pritje të kundërlëvizjeve euro – atlantike. Në fakt, është një kapitull i ri i “New Great Game” ballkanike, që si post kryesor të lojës vendos kontrollin e arterieve energjetike në pjesën ekstreme perëndimore të skakierës së madhe euraziatike…