Bota

Sfidat e mëdha të Erdogan: Kurdët, ISIS dhe…Rusia!

Screen Shot 2016-01-03 at 10.41.48

2016 do të jetë një vit sfidash për presidentin turk Rexhep Taip Erdogan.

Për momentin interesi i tij i vetëm është ndryshimi i kushtetutës, por realisht ka një sërë çështjesh për të zgjidhur.

Katër çështje janë emergjente dhe të rëndësishme për të zgjidhur.

Çështja kurde

Juglindja e Turqisë në javët e fundit të 2015 është përfshirë nga një valë e madhe dhunë që nuk shihej prej vitesh. Përplasjet mes ushtrisë turke dhe Partisë së Punëtorëve Kurdë kanë sjellë dhjetra të vdekur dhe të plagosur. Shumë lokalitete janë kthyer në arenë betejash të përgjakshme, Diarbakir më së shumti. Ai konsiderohet si kryeqyteti moral i “Kurdistanit turk”. Por përplasjet kanë qenë edhe mes politikanëve. HDP, partia kurde që merr pjesë në parlamentin turk ka rinisur në parlament një debat për autonominë e kurdëve nga shteti turk.

Marrëdhëniet me ISIS

Pozicioni që Turqia do të marrë në zgjidhjen e krizës siriane do të jetë përcaktues edhe për të kuptuar marrëdhëniet e Turqisë me Shtetin Islamik. Që prej një viti Turqia akuzohet nga shtete të shumtë si partner i xhihadistëve. Në nëntor Rusia e akuzoi se po ble naftë nga ISIS. Sipas Rusisë, Turqia dhe Arabia Saudite po mbajnë në këmbë Shtetin Islamik. Gjithashtu është përfolur edhe për kampe stërvitore të xhihadistëve në Turqi. Erdogan duhet të jetë mjaft i kujdesshëm në veprimet e tij, pasi nëse vërtetohen lidhjet me ISIS, humbja e tij në arenën ndërkombëtare do të jetë katastrofike.

Marrëdhëniet me Moskën

Pas rrëzimit të avionit Sukhoi 24 rus nga Ankaraja në 24 nëntorin e shkuan marrëdhëniet mes dy vendeve janë ftohur së tepërmi. Rusia ka ndërmarrë një sërë sanksionesh ekonomike ndaj Turqisë. Sipas parashikimeve Turqisë do t’i kushtojnë rreth 10 miliardë sanksionet ruse. Turqia po afrohet me Izraelin për të dalë nga izolimi ndërkombëtar, por fakt është se Rusia është furnizuesi më i madh me gaz dhe partneri i dytë më i madh tregtar. Çdo hap i hedhur gabimisht mund të kompromentojë përfundimisht marrëdhëniet mes dy vendeve.

Rruga për në Europë

Kriza me Rusinë, vështirësitë me Uashingtonin dhe drama e refugjatëve kanë bërë që Turqia të hedhë vështrimin drejt Bashkimit Europian. BE i ofroi 3 mld euro për menaxhimin e çështjes së refugjatëve si dhe integrim të përshpejtuar. Por BE është gjithsesi për respektimin e te drejtave të njeriut në Turqi. Kjo pasi Erdogan po kryen represion të madh mbi mediat duke arrestuar këdo e kundërshton apo i bën opozitë. /LaStampa – gazetatema.net

Leave a Reply

Back to top button