Sfinksi i Madh i Gizës, një figurë e madhe prej mermeri, me trupin e një luani dhe kokën e një njeriu, që mban veshje faraoni në kokë, është simboli kombëtar i Egjiptit – të lashtë dhe modern – si dhe një prej monumenteve më të lashtë të botës. Pavarësisht statusit të tij ikonë, gjeologët, arkeologët dhe egjiptologët vazhdojnë që të debatojnë misterin e Sfinksit: Sa i vjetër është. Përgjithësisht mbizotëron ideja se monoliti është 4500 vite i lashtë, dhe u ndërtua për Khafren, një faraon i Dinastisë së Katërt të Egjiptit, i cili ka jetuar rreth viteve 2603-2578 para Krishtit. Piramida e tij është e dyta për nga gjatësia, nga piramidat e ndërtuara në Giza, në krah të asaj të babait të tij Khufu. Për të kompensuar madhësinë më të vogël, piramida e Khafres u ndërtua në një vend më të ngritur, dhe u rrethua nga një kompleks me statuja të shumta, duke përfshirë Sfinksin, koka e të cilit mendohet të jetë ndërtuar sipas fytyrës së faraonit.
Por jo të gjithë besojnë se Sfinksi u ndërtua për Khafren. Në shekullin 19, disa gjeologë besonin se ndonëse Sfinksi ndodhet brenda kompleksit të piramidave që janë identifikuar tradicionalisht si të Khafres, nuk ka mbishkrime të kohës që të lidhin atë me statujën. Nëpër vite, studiues të shumtë ia kanë atribuar Sfinksin babait të Khafres, Khufusë, dhe Djedefres, një tjetër djali të Khufusë. Më së fundmi, një tjetër eori ka dalë, sipas të cilës origjina e statujës është më e hershme, plot 9000 vjet më parë. Mbështetësit e kësaj hipoteze thonë se gërryerja e madhe e pjesës së sipërme të statujës, ka ardhur për shkak të shirave të mëdhenj, që sipas tyre, në këto sasi kaq të mëdha, kanë ndodhur vetëm në vitet 7000 para Krishtit.
Kjo teori, sipas të cilës mosha e Sfinksit është shumë më e madhe, sugjeron që statuja ka qenë vepër e një qytetërimi të përparuar, para egjiptianëve – një propozimi intrigues, ndonëse shumë id ebatueshëm. Shumcia e studiuesve ende besojnë se origjina e Sfinksit është në epokën e Khafres, duke argumentuar se teoria e re nuk merr parasysh të gjithë provat. I latuar nga gëlqerja natyrore e pllajës së Gizës, i njohur si Formacioni Mokkatam, Sfinksi njihet se gërryhet shpesh, gjë që do të shpjegonte përse duket më i vjetër se mosha e tij reale. Po kështu, kullimi i ujërave nën sipërfaqe, apo vërshimet e Lumit Nil mund të kenë shkaktuar gërryerjen në fjalë, dhe jo shirat. Sipas Shoqatës së Kërkimeve mbi egjiptin e Lashtë, provat arkitekturore dhe gjeologjike mbështesin konkluzionin se Sfinksi dhe tempulli ngjitur me të u ndërtuan bashkë me pjesën tjetër të kompleksit të Khafres, dhe në fakt kanë qenë ndër monumentet e fundit të përfunduar. H2 – Bota.al