Qyteti i Shanghait me 24 milionë banorë, qyteti më i populluar i Kinës, ka njoftuar se do të verë një limit prej 25 milionë banorësh duke ndjekur politikën e kryeqytetit, Pekinit. Kjo vendimarrje ka shkaktuar dëbimin e mijërave imigrantëve dhe mbylljen e bizneseve. Sipas një plani të zhvillimit urban gjatë periudhës 2017-2035 nuk do të ketë shtim të popullatës dhe është vendosur një shtrirje maksimale e zonave urbane prej 3200 km katrorë, e barabartë me pak më shumë se gjysma e zonës së kësaj bashkie.
Pekini ndoqi të njëjtën politikë, jo më shumë se 23 milionë banorë dhe 2760 km katrorë deri në vitin 2035 që u ndoq me mbylljen e bizneseve të vogla në zonat më të populluara të qytetit, pavarsisht protestave të të prekurve. Evakuimet e forcuara në Pekin u shtuan që nga 18 nëntori kur një zjarr në rrethinat që shkaktoi 19 të vdekur u përdor si justifikim për të nxitur dëbimet. Evakuimet e Pekinit prodhuan indinjatë tek popullsia që u materializua në një peticion, ku qindra intelektualë kinezë kërkonin fundin e kësaj fushate që e cilësuan si të pamëshirshme dhe kundër të drejtave të njeriut. / Bota.al