Një bashkëbisedim me Anne Applebaum
Vetëm pse diçka nuk mund apo nuk funksionon, kjo nuk do të thotë se njerëzit nuk do të përpiqen ta bëjnë atë, thotë gazetarja amerikane dhe fituesja e Çmimit Pulitzer, Anne Applebaum: vetëm pse është ide e keqe ta prishësh Europën nuk do të thotë se njerëzit nuk do të përpiqen ta bëjnë.
Në një prej artikujve tuaj në Washington Post ju shkruani: “Ne jemi 2 apo 3 zgjedhje të këqija nga mbarimi i NATO-s, i Bashkimit Europian dhe ndoshta i rendit botëror liberal siç e njohim”. Gjithashtu thoni se sikur Donald Trump fiton emërimin republikan, atëhere duhet të mendojmë seriozisht rreth rrezikut të një Presidenti Trump, për shkak se “zgjedhjet janë të lezetshme dhe elektoratet janë kapriçozë”. Por Trump nuk arriti aty ku është tashme pse “zgjedhjet janë të lezetshme dhe elektoratet janë kapriçoze”. Cilat janë arsyet prapa këtij popullariteti?
Shkrova se “zgjedhjet janë të lezetshme” saktësisht sepse është gjithmonë gabim të përpiqesh të parashikosh sesi do të votojnë njerëzit. Asnjeri nuk mendonte se ndonjë do të votonte për Trump, një biznesmen njujorkez i famshëm për vulgaritetin dhe pazaret e dyshimta të tij, por ja ku jemi tani. Për të shpjeguar se pse ka ndodhur një gjë e tillë, mendoj se duhet të fillojmë të shqyrtojmë pakënaqësinë që ka prodhuar kandidatët antiestablishment në të dyja partitë kryesore politike amerikane, edhe pse do të thoja se burimet e kësaj pakënaqësie janë nga më të ndryshmet. Nëqoftëse do të detyrohesha të zgjidhja midis tyre, do të numëroja 5 të tilla, duke filluar me argumentin se tani po përjetojmë një reagim të vonuar ndaj rënies ekonomike të 2008. Në kohën kur ndodhi, për arsye të kuptueshme, qeveria amerikane u ndje e detyruar që ta shpëtojë industrinë bankare …
[real3dflipbook id=”1171″] |