SHBA dhe Rusia janë duke negociuar një rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit të OKB, për të goditur financat e ISIS. Lajmin e bën të ditur The New York Times. Qëllimi i draftit të përbashkët është kundërvënia ndaj atyre që bëjnë tregti me Shtetin Islamik. Drafti do të diskutohet në 17 dhjetor në një takim të ministrave të financave të 15 vendeve anëtare të Këshillit. Rezolta kundër ISIS, që do të prezantohet në samitin e jashtëzakonshëm të 17 dhjetorit, do të bazohet në një masë të ngjashme të miratuar në vitin 1999 për të goditur financat e Al Kaedës dhe liderit të atëhershëm të saj, Osama bin Laden.
Një masë e ngjashme është miratuar në shkurt kundër Kalifatit, por Rusia e cila ka fuqinë e vetos si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurisë, është ankuar për faktin që shkelet vazhdimisht.
Ambasadori rus në Pallatin e Xhamit, Vitaly Churkin, ka thënë se Moska dëshiron që masa e re të përfshijë një masë, e cila t’i kërkojë zyrës së sekretarit të përgjithshëm që të denoncojë ata që shkelin këto ndalime. Por nuk ka dashur të japë detaje të tjera.
“Kemi vendosur të bëjmë një draft të përbashkët kundër atyre që bëjnë biznese me ISIS”, ka thënë Churkyn, sipas NYT. Sipas ambasadorit rus, një masë e tillë “do të ashpërsonte pozicionin e komunitetit ndërkombëtar sa i përket luftës sonë kundër terrorizmit”.
Burimet e të ardhurave të Shtetit Islamik janë të mirënjohura, por funksionarët kanë pranuar se shumë detaje të zbuluar janë të vështirë të luftohen. “Eleminimi i ISIS nga sistemi financiar ndërkombëtar dhe ndërprerja e financimit të tij janë themelore për të luftuar kundër këtij grupi të dhunshëm terrorist”, ka thënë Sekretari i Thesarit i SHBA, Jacob Lew./Bota.al