Bota

SHBA, gjendet i vdekur ish-bashkëpunëtori i Putinit

Screen Shot 2015-11-07 at 10.02.29

Ish-bashkëpunëtori i Presidentit rus Vladimir Putin, është gjetur i vdekur në Uashington, njoftojnë mediat shtetërore në Rusi.

Mikhail Lesin, ish-ministri i Medias dhe ish-udhëheqës i kompanisë së fuqishme “Gazprom-Media Holding”, ka vdekur të enjten. Duke cituar familjarët, mediat ruse raportojnë se ai kishte pësuar një sulm në zemër.

“Washington Post” shkroi se trupi i pajetë i Lesin ishte gjetur në një dhomë në hotelin “Dupont Circle”. Policia është duke hetuar rastin.

“BBC”-ja ruse e cilësoi Lesin “si njërin nga njerëzit më me ndikimin në tregun mediatik rus”. Lesin ishte edhe në stafin e ngushtë në Presidencë gjatë viteve 2004-2009.

Presidenti Putin vlerësoi “kontributin e madh të Mikhail Lesin në formimin e medias moderne ruse”.

Vitin e kaluar, senatori i Misisipit, Roger Wicker bëri thirrje për një hetim për Lesin në lidhje me pasurinë e tij.

Senatori Wicker, në letrën drejtuar Departamentit amerikan të Drejtësisë, shkroi se Lesin bleu një pronë në Los Anxhelos në vlerë 28 milionë dollarë për familjen e tij, pasi kishte lënë punën si nëpunës civil./TCh

Leave a Reply

Back to top button