Bota

SHBA-Kinë, avionët “fërkohen” mbi Detin e Kinës së jugut

SHBA dhe Kina kanë qenë në prag të një incidenti të rëndë në qiellin mbi ujërat e kontestuara të Detit të Kinës Jugore: një avion KJ-200 i Pekinit dhe një avion P-3C i marinës amerikane kanë pasur të mërkurën një takim “të rrezikshëm”, teksa janë afruar disa metra.

Eshtë një incident, i pari i këtij lloji që nga dita kur Donald Trump mori detyrën në Shtëpinë e Bardhë, në hapësirën ajrore ndërkombëtare, ka njoftuar Komanda e SHBA në Paqësor.

Global Times e Kinë, citon një zyrtar anonim në Ministrinë e Mbrojtjes se piloti kinez ka reaguar ndaj situatës “në mënyrë ligjore dhe profesionale. Ne shpresojmë se SHBA do fokusohet në marrëdhëniet midis dy vendeve dhe ushtria e tyre të marrë masa konkrete që të eliminojnë rrezikun e incidenteve fatale, si në ajër, edhe në det”. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button