Analiza

SHBA mbështet unitetin e BE për të shpëtuar NATO-n

Screen Shot 2016-02-20 at 10.44.25

Nga Xhorxh Fridman

Zyrtarët amerikanë, kanë filluar të shprehin shqetësime në lidhje me gjendjen e Bashkimit Evropian. Në veçanti, Sekretari Amerikan i Shtetit, Xhon Kerry, tha në 12 shkurt se Amerika ka një interes “shumë të fortë” që Mbretëria e Bashkuar të qëndrojë në BE.

Deri më tani, SHBA-ja i ka parë problemet e Bashkimit Evropian, si diçka që evropianët duhet t’i zgjidhin ndërmjet tyre. Uashingtoni nuk i ka parë problemet e Evropës, si kërcënuese për interesat e veta, dhe as nuk e sheh veten të aftë për të ndikuar në politikën e Brukselit. Do të qe shumë monumentale po të ndikonte.

Por niveli i fragmentimit të BE-së, ka ndryshuar llogaritjet e SHBA-së. Kjo pasi ndarjet e thella brenda Bashkimit Evropian, do të reflektohen edhe në NATO. Politika e Shteteve të Bashkuara në Evropë është e fokusuar tek siguria, ndërsa fuqitë evropiane janë duke krijuar marrëdhëniet e tyre në kontinent, kryesisht në bazë të faktorëve të tjerë.

Për shembull, shqetësimet gjermane mbi qeverinë e re polake dhe atë hungareze të partisë Fidesz, janë duke përcaktuar marrëdhënien e Berlinit me Evropën Qëndrore dhe Lindore.

Kjo qasje ndryshon nga angazhimi që SHBA ka për mbrojtjen e Evropës Lindore, nga vendet balltike deri poshtë Rumanisë, si pjesë e strategjisë së saj për të përmbajtur Rusinë.

Disa evropianë janë në favor të qasjes të Uashingtonit, disa të tjerë janë të gatshëm të dërgojnë madje edhe trupat në terren dhe ca të tjerë s’duan të kenë të bëjnë asgjë me të. Por vendimet e tyre do të jetë më komplekse, dhe jo të fokusuara tek vetë kërcënimi. Gjithashtu e rëndësishme për SHBA-në, është edhe fluksi i refugjatëve nga Siria që ka pasoja të mundshme, jo vetëm për Evropën, por për aftësitë terroriste në vende të tjera.

Paaftësia e Bashkimit Evropian për të zhvilluar një program koherent mbi trajtimin e kësaj krize, e përkeqëson paaftësinë e saj për të vendosur forcat e nevojshme me qëllim patrullimin e  Mesdheut. Pas disa muajsh, mbetet ende e paqartë se kur evropianët do të vendosin në terren një forcë mjaftueshëm efektive. Ata duan që kjo forcë të vijë nga NATO, që nënkupton edhe pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara.

Në 11 shkurt, Aleanca njoftoi dislokimin e anijeve në Detin Egje, pas një kërkesë të Gjermanisë, Turqisë dhe Greqisë, për të ndihmuar në uljen e trafikut të qënieve njerëzore në zonë. Por, amerikanët janë të shqetësuar në lidhje me vendosjen e një force, në një mjedis të tillë kaotik politik.

Gjatë Luftës së Ftohtë misioni qe i thjeshtë:kishte konsensus politik dhe hartoheshin plane. Natyrisht që ka pasur edhe fërkime, veçanërisht për shkak se francezët mëtonin ende të shiheshin si një fuqi e madhe, por përplasja qe brenda kufijve. Për një kohë pas rënies së Bashkimit Sovjetik, ka patur disa misione që përfshinin NATO-n. Me rishfaqjen e fuqisë ruse, dhe kompleksitetin e politikave ndaj refugjatëve që përfshijnë çdo gjë nga lufta kundër Shtetit Islamik deri tek rregullat për ndalimin e udhëtimeve detare të refugjatëve, koordinimi SHBA-Evropë bëhet sërish i rëndësishëm.

Uashingtoni po zbulon se fragmentimi i BE-së dhe procesi i çuditshëm i vendimmarrjes, është duke ndikuar  tek NATO. Konfrontimi ushtarak mes Rusisë dhe Turqisë, anëtare e NATO-s, duhet sipas përcaktimit të jetë një çështje me interes për Aleancën. Kjo kryqëzohet me çështjen e refugjatëve, e cila nga ana e vet ndërthurret me atë të zonës Shengen, të zonës së lëvizjes së lirë evropiane.

Thjesht janë çështjet e NATO-s, ato të BE-së si dhe çështjet hibride që e ndotin peizazhin. Ajo trulosin mendjen evropiane. Ndërsa mendja amerikane është paralizuar. Pavarësisht të gjithë veprimeve të saj të njëanshme, koncepti i një aleance trans-atlantike mbetet një bazë konceptuale e politikës së mbrojtjes të SHBA-së. Supozohet, jo domosdoshmërisht me arsye, se në rrethana ekstreme e gjithë Aleanca do të veprojë e bashkuar.

Luftërat që kryen SHBA, bazohen në parimin e koalicionit të përbashkët. Shtetet e Bashkuara angazhojnë ushtrinë e saj në Hemisferën Lindore. Forcat e saj janë më të mëdha se ato evropiane, por shumica e asaj force është përkushtuar ndaj logjistikës së projektimit të fuqisë. Forca luftuese që SHBA-së mund të dislokojë në Hemisferën Lindore, është vetëm një pjesë e forcës që është e nevojshme për t’i çuar atje dhe i furnizuar ato.

Shtetet e Bashkuara u mbështetën tek një koalicion i vullnetit në Irak. NATO-ja nuk ishte aty. Britanikët po. Britania qe i vetmi vend evropian që mori vullnetarisht pjesë në koalicion, dhe dërgoi forca të konsiderueshme në terren. Marrëdhëniet dypalëshe së SHBA-Britani, qëndrojnë në themel të politikës së jashtme amerikane.

Ajo është gjithashtu një forcë brenda NATO-s, që përpiqet të bashkojë anëtarët. Frika amerikane, është se ndërsa vlerëson marrëdhëniet SHBA-Britani, dalja e kësaj të fundit nga BE-ja do të helmojnë marrëdhëniet Londër –Bruksel, dhe krijojë një situatë edhe më të vështirë në NATO. Harrohet shpesh se SHBA-ja ka qenë avokatja e parë e madhe e integrimit evropian.

Ideja e integrimit ekonomik evropian, ishte pjesë e Planit Marshall. Ishin evropianët ata që i  rezistuar fillimisht këtij koncepti, ndërsa SHBA-ja pa tek ky integrim forcimin e ekonomive të  shpartalluara të Evropës, ashtu edhe krijimin e një mbrojtje të ngjeshur dhe të përbashkët kundër sovjetikëve.  Shtetet e Bashkuara nuk shohin asnjë dobësi në unitetin e BE-së, pasi Uashingtoni beson se ky unitet do të forcojë NATO-n.

Kjo mund të jetë një ëndërr, por është ëndrra e atlantistëve. Kështu, Shtetet e Bashkuara janë të frustruara, për shkak se s’janë në gjendje të bëjnë asgjë në lidhje me problemet ekonomike të Evropës, por dëshirojnë ndërkohë të kufizojnë dëmin. Dhe për këtë arsye, ajo nuk dëshiron që Britania të largohet nga BE-ja.

Por ndarjet e BE-së janë reale. Për shembull, interesat kombëtare të Gjermanisë dhe Italisë dallojnë tek rregulloret bankare dhe e ardhmmja e bashkimit bankar. Mosmarrëveshjet mes tyre do të përhapet në zona të tjera, dhe për këtë arsye do të ndikojnë tek NATO. Sipas mendimit tim, NATO është një aleancë ushtarake, dhe si e tillë duhet të ketë një ushtri.

Shumë vende evropiane nuk kanë ushtri të rëndësishme. Ato kanë vetëm gjeste ushtarake. Së dyti, aleancat ushtarake kërkojnë një mision. Gjërat qenë të qarta gjatë Luftës së Ftohtë. Por sot ka shumë misione të mundshme, dhe secili mund të trajtohet në mënyra të ndryshme. Kjo nuk mund të jetë baza e një aleance ushtarake, ndërsa çdo veprim duhet të vendoset në duart e komitetit politik, dhe nuk mund të ketë asnjë parashikim se çfarë do të bëjnë ata.

Kompleksiteti i misioneve dhe ndarjet në aleancë e pengojnë vendimmarrjen. SHBA-ja e ka marrë të mirëqenë, se aleanca transatlantike mund t’i mbijetojnë këtyre problemeve. Por ajo po përballet tanimë me faktin, se nuk asnjë marrëveshje mbi çdo mision që mund të arrihet lehtë. Duke u fokusuar në mbajtjen e britanikëve në BE, Uashingtoni është u bërë palë me mbështetësit më intensivë të unionit.

Kjo është një strategji interesante. Mos rekruto aleatët e afërt, por vendet që i vlerësojnë Shtetet e Bashkuara sipas pikëpamjeve që variojnë nga indiferenca në përbuzje. Unë dyshoj se kjo do të funksionojë. Dyshoj gjithashtu se një dalje e mundshme e Londrës nga BE-ja do të shënonte rënien e NATO-s. Unë besoj se rënia e Aleancës, ndodhet tashmë në pikën e moskthimit.

Por Shtetet e Bashkuara nuk janë pa burime, dhe Uashingtoni ka vendosur që mbrojtja e NATO-s ia vlen një përpjekje. Ka aleatë në të dyja anët e Atlantikut, por ata nuk janë të gjithë anëtarë të BE-së. Koalicioni ka mendime të ndryshme mbi çdo çështje. Ky nuk është e pamenaxhueshme, përveçse nëse ndërfuten ndarjet e thella edhe në strukturën e NATO-s.

Frika amerikane, është se marrëdhëniet trans-atlantike që përcaktojnë strategjinë amerikane, do të shemben nën presionin evropian. Interesat e aleatëve mbeten të njëjta, dhe për këtë arsye marrëdhëniet qëndrojnë të paprekura. SHBA-së i duhet një strukturë më dinamike, që mund të përballet në mënyrë efektive me divergjencat evropiane.

“Geopolitical Future” – Në shqip nga bota.al

Leave a Reply

Back to top button