Për herë të tretë, “The Donald” ka triumfuar në Las Vegas, pavarësisht koleksionit të gafave, fyerjeve dhe gënjeshtrave. Republikanët, por edhe pjesa tjetër e popullit amerikan dhe e gjithë bota tani kanë frikë se mund të ndodhë e pamendueshmja: kandidati manjat në Shtëpinë e Bardhë
Nuk ka një program qeverisës të denjë për këtë emër, vetëm një tërësi ëndrrash dhe premtimesh, kërcënimesh dhe prepotence. Të gjithë ligjet e politikës duket se janë të pezulluar për të, bashkë me ligjet e mirësisë, ndershmërisë. Ka koleksionuar gafa, fyerje, gënjeshtra, që do të kishin shkatërruar cilindo politikan tradicional. Ka filluar me fushatën e tij të vitit 2012, kur thoshte se Obama ka lindur në Kenia e si pasojë, është i pazgjedhshëm. Për të kaluar tek deklaratat mbi 11 shtatorin: Trampi tha se kishte parë me sytë e tij, që nga dritaret e zyrës, ata që binin nga Kullat: e pamundur, po të kesh parasysh distancën. Foli për manifestime imigrantësh arabë në favor të Bin Ladenit në Nju Xhersi, duke i ngatërruar me pamje filmike nga Palestina. Ka fyer gratë, meksikanët, të gjithë myslimanët… I ka thurur elozhe Putinit dhe Sadam Huseinit. Eshtë grindur me Papën. Të gjitha këto …
[real3dflipbook id=”973″] |