Bota

SHBA nuk bën shaka, sulm me raketa mbi Sirinë. Moska: “Eshtë agresion. Po shkelni ligjet ndërkombëtare”

Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar 59 raketa dejt bazës ajrore siriane, prej ku mendohet se ka nisur sulmi me armë kimike në provincën e Idlib. Bëhet fjalë për raketa Tomahaëk, të lshuara nga dy anije amerikane që ndodhen në Mesdhe. Eshtë sulmi i parë direkt i SHBA ndaj Sirisë, pas ardhjes në detyrë të Presidentit Trump.

“Asnjë fëmijë nuk duhet të vuajë, siç kanë vuajtur ata sirianë”, ka thënë Trumpi. Dhe ka shtuar: “bombardimi amerikan në Siri është në interesin jetik të sigurisë së SHBA. Siria ka injoruar paralajmërimet e Këshillit të Sigurimit të OKB”, ka nënvizuar ai. Dhe i ka bërë thirrje botës që t’i bashkohet SHBA, për t’i dhënë fund kërcënimit të terrorizmit.

Ndërkohë, Komisioni i Mbrojtjes i dhomës së ulët të parlamentit rus pohon se sulmi i SHBA ndaj Sirisë mund të përkeqësojë marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit, si dhe të shkaktojë një përshkallëzim të konflikteve në Lindjen e Mesme. Lajmin e bëjnë të ditur mediat ruse.

“Rusia do të kërkojë pikësëpari një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB. Ky mund të konsiderohet si agresion nga ana e Shteteve të Bashkuara kundër një shteti anëtar të OKB-së”, u ka thënë mediave ruse Viktor Ozerov, president i komisionit të sigurisë dhe mbrojtjes në Këshillin Federal (parlamentin) rus. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button