Përplasja mes SHBA-së dhe Rusisë ka shumë pak gjasa që të ndodhë pasi të dy vendet i druhen njëra-tjetrës, ndoshta Rusia pak më shumë. SHBA është fuqia më e madhe dhe e padiskutueshme ushtarake dhe shifrat e thonë mjaft mirë këtë. Por dhe Rusia nga ana e saj ka zhvilluar mjaft fuqinë e saj ushtarake. Më poshtë po paraqesim disa të dhëna të fuqisë ushtarake të këtyre dy vendeve.
Rusia
Popullsia: 142,4 milionë banorë
Njerëz të gatshëm për luftë: 46,8 milionë
Ushtarë aktivë: 766 mijë
Rezervistë: 2,485 milionë
Tanke: 15 mijë e 398
Mjete të blinduara: 31 mijë e 298
Sisteme të shumëfishta të hedhjes së raketave: 3 mijë e 793
Avionë: 3 mijë e 429
Helikopterë: 1 mijë e 120
Flota detare: 352 njësi
Buxheti i ushtrisë: 60 miliardë dollarë
SHBA
Popullsia: 320,2 milionë banorë
Njerëz të gatshëm për luftë: 145 milionë
Ushtarë aktivë: 1,4 milionë
Rezervistë: 1,1 milionë
Tanke: 8 mijë e 847
Mjete të blinduara: 41 mijë e 62
Sisteme të shumëfishta të hedhjes së raketave: 1 mijë e 331
Avionë: 13 mijë e 892
Helikopterë: 6 mijë e 196
Flota detare: 473 njësi
Buxheti i ushtrisë: 577 miliardë dollarë. /TemA