Bota

SHBA po mendon si të ruajë mbështetjen e saj ndaj Izraelit

Screen Shot 2015-03-20 at 7.57.09 PM

Nga Bernard Guetta

Nuk mund të fitohet në të gjitha frontet, siç e dëshmon edhe fakti që, pasi fitoi zgjedhjet në Izrael, Benjamin Netanjahu e ka humbur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Por le të bëjmë disa hapa prapa. I cilësuar i humbur nga sondazhet, kryeministri në largim përmbysi të gjitha parashikimet duke duke deklaruar në prag të zgjedhjeve, se ai kurrë nuk do të lejonte krijimin e një shteti palestinez.

Kjo kthesë djathtas, i mundësoi t’i jepte partisë së tij Likud, votat e shumë votuesve të partive të vogla më në të djathtë se ai vetë. Në këtë mënyrë, Likud ia doli të konfirmohet sërish si partia më e madhe në Izrael, ajo që ka detyrimin kushtetues e formimit të një qeverie të re, në të cilën partitë fetare dhe të së djathtës ekstreme, do të kenë më pak peshë nga sa pritej, sepse manovra e befasishme e Netanjahut, bëri që ato të humbasin shumë votues dhe vende në parlament.

Problemi është se Netanjahu, nuk mund të hidhte poshtë zgjidhjen, pëmes krijimit të dy shteteve, pa u armiqësuar jo vetëm palestinezët dhe vendet arabe, por edhe me Evropën dhe Shtetet e Bashkuara. Pas zgjedhjeve, Evropa rikujtoi me ftohtësi se paqja varet nga krijimi i një shteti palestinez, ndërsa të enjten, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, njoftoi se Shtetet e Bashkuara kanë për qëllim të “rivlerësojnë” mbështetjen e tyre diplomatike për Izraelin.

“Në OKB, vendimet e marra nga Shtetet e Bashkuara,, ishin të bazuara në idenë e një zgjidhjeje me dy shtete, por tani që aleati ynë tha se nuk do të ndjekë këtë rrugë, ne do të rivlerësojmë qëndrimin tonë, dhe kjo është ajo që do të bëjmë”- tha zëdhënësi.

Kjo do të thotë se Izraeli nuk do të mund të mbështetet automatikisht tek vetoja amerikane në Këshillin e Sigurimit, kur të gjendet në vështirësi, sikurse dhe ka ndodhur disa herë në të shkuarën. Shteti hebre, ka humbur një mbështetje vendimtare diplomatike, një humbje kaq të rëndë, të cilën Netanjahu u nxitua që ta përgënjeshtronte. “Unë dua një zgjidhje me dy shtete, por me kushtin që të jetë e qëndrueshme”-tha ai për televizionionin NBC, duke u bërë thirrje palestinezëve të ndërmarrin bisedime “të sinqerta”.

Ndodhemi përballë një tensioni dhe një pasigurie, që nuk e kishim parë që nga krizës së Suezit në vitin 1956, dhe në këtë pikë është e mundur që presidenti Barak Obama të vendosë në tavolinë deri në fund të vitit, një plan të ri paqeje që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, do të mund t’u imponojnë palestinezëve dhe izraelitëve.

Netanjahu është aq i shqetësuar, sa mund të përpiqet të veprojë i pari, duke  paraqitur propozimin e tij. Do të shohim sesi do të shkojnë gjërat, por tani për tani është e qartë se fitorja e tij zgjedhore ishte sa e mrekullueshme, po aq edhe e pakëndshme dhe e pasigurtë. /Internazionale/

Leave a Reply

Back to top button