Bota

SHBA, shpenzimet për mbrojtjen rriten me 54 miliardë

Shtëpia e Bardhë ka për qëllim që të rrisë shpenzimet e mbrojtjes me 54 miliardë dollarë, përmes shkurtimit të shpenzimeve për agjencitë dhe departamentet e tjera. Lajmi është transmetuar nga Shtëpia e Bardhë gjatë një konferencë me gazetarët. Në mënyrë të veçantë, shkurtime të mëdha janë planifikuar për ndihmën e huaj. Presidenti Donald Trump po ashtu tha se ka shumë mundësi që të zëvendësohet Obamacare, e cila ka “dështuar, dhe ajo duhet të refuzohet e të zëvendësohet” Plani për uljen e taksave, shtoi ai, nuk mund të vazhdojë deri sa të njihen kostot për reformën e kujdesit shëndetësor. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button