Bota

SHBA-Turqi, a është rikthyer miqësia e vjetër?

Screen Shot 2015-02-21 at 9.41.24 PMMinistri i jashtëm i Turqisë thotë se vendi i tij dhe Shtetet e Bashkuara synojnë të fillojnë një program për trajnimin dhe pajisjen e rebelëve sirianë të mbështetur nga perëndimi në fillim të muajit të ardhshëm. Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu tha sot se Turqia dhe Shtetet e Bashkuara do të bashkëpunojnë për të stërvitur  dhe pajisur rreth 1,500-2,000 rebelë të mbështetur nga Perëndimi në vit në një program të përbashkët që do të fillojë në muajin Mars.
Zoti Cavusoglu i bëri komentet në një konferencë shtypi sot në Ankara. “Ky është një program për të forcuar, stërvitur dhe pajisur opozitën. Ne kemi theksuar gjithashtu se komuniteti ndërkombëtar është i detyruar të mbështesë Koalicionin Kombëtar Sirian që është njohur nga 114 vende dhe grupe të tjera që luftojnë në terren me koalicionin”.
Ai shtoi se rreth 1,500-2,000 rebelë sirianë do të stërviten në Turqi çdo vit. “Shtetet e Bashkuara dhe Turqia do të bashkëpunojnë dhe vendimet do të merren së bashku. Nuk do të merret asnjë vendim pa miratimin e Turqisë. Dua ta theksojë këtë pasi ka patur komente. Rreth  1,500-2,000 luftëtarë sirianë do të stërviten çdo vit, ” tha ministri Cavusoglu.
Zyrtarët amerikanë thanë se kanë në plan të trajnojnë rreth 5,000 luftëtarë sirianë në vit për tre vjet sipas planit.  Ashtu si Turqia, edhe Arabia Saudite dhe Katari kanë ofruar publikisht të drejtojnë qendra stërvitore.     Turqia shpreson se stërvitja do të forcojë opozitën e dobët dhe të përçarë siriane në luftën e saj kundër presidentit Bashar al-Assad. Turqia kërkon që largimi i Assadit të jetë përparësia kryesore, ndërsa përparësia e Uashingtonit mbetet mposhtja e Shtetit Islamik. /voa/

Show More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close