Covid19

Shefi i KB kritikon vendet që injoruan urdhërat e OBSH-së për Covid-19

Planeti po paguan një çmim të lartë për shkak të vendeve që injoruan rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetit për të luftuar pandeminë e Covid-19, tha të hënën shefi i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres në një takim virtual me Asamblenë Botërore të Shëndetit të OBSH-së.

“Vende të ndryshme kanë ndjekur strategji të ndryshme, ndonjëherë kontradiktore dhe të gjithë ne po paguajmë një çmim të rëndë për këtë arsye,”  tha sekretari i përgjithshëm ne mbledhjen e OBSH-së. Kreu i OBSH-së tha që ai do të inicojë një vlerësim të pavarur të trajtimit të pandemisë së koronavirusit dhe u zotua për transparencë dhe përgjegjshmëri. “Të gjithë duhet të nxjerrim mësime nga pandemia. Cdo vend dhe çdo organizatë duhet të ekzaminojnë përgjigjen e tij dhe të mësojnë nga përvoja e tij. OBSH është e angazhuar për transparencë, përgjegjshmëri dhe përmirësim të vazhdueshëm”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus para kuvendit.

Presidenti amerikan Donald Trump ka vënë në pikëpyetje performancën e OBSH-së gjatë pandemisë dhe drejtoi kritikat ndërkombëtare për trajtimin e Kinës në fazat e hershme të krizës. “Rreziku mbetet i lartë dhe ne kemi një rrugë të gjatë për të bërë,” shtoi Tedros.

Pekini ka kundërshtuar më parë thirrjet për një rishikim të origjinës dhe përhapjes së koronavirusit, por udhëheqësi kinez Xi Jinping tha se vendi i tij do të ishte i hapur për një vlerësim të paanshëm dhe të drejtë sapo pandemia të vihet nën kontroll. “Kjo punë ka nevojë për një qëndrim shkencor dhe profesional, dhe duhet të udhëhiqet nga OBSH. Dhe duhet të mbështeten mbi parimet e objektivitetit dhe drejtësisë,” tha Xi në takimin përmes videokonferencës.  Duke e kategorizuar pandeminë e koronavirusit si krizën më serioze që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, Xi tha: “Gjatë gjithë periudhës së menaxhimit të krizës ne kemi vepruar me transparencë dhe përgjegjësi “.  France 24 / bota.al

Leave a Reply

Back to top button