Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetit Tedros Adhanom Ghebreyesus ka mirëpritur një rezolutë të BE duke kërkuar një vlerësim të përgjigjes globale ndaj pandemisë së koronavirusit, “duke përfshirë, por pa u kufizuar në, punën e OBSH”. Duke folur në fund të Asamblesë Botërore të Shëndetit, Tedros tha: “Ne duam përgjegjshmëri më shumë se kushdo”.
“Ne do të vazhdojmë të sigurojmë udhëheqje strategjike për të bashkërenduar përgjigjen globale” ndaj koronavirusit, tha ai. Tedros është përballur me kritika për mënyrën e trajtimit të pandemisë nga agjensia. Presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar trupin shëndetësor të UN, duke e etiketuar atë një “kukull të Kinës”. SHBA është akuzuar nga Kina për përpjekje për të shpërqendruar përgjigjen e keqe të saj ndaj krizës.