Nuk ka asnjë garanci që shkencëtarët do të jenë në gjendje të zhvillojnë një vaksinë efektive kundër Covid-19, tha kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH). Dr Tedros Ghebreyesus i tha të enjten komitetit shëndetësor të Parlamentit të BE-së se edhe nëse do të zhvillohej një vaksinë, ajo ndoshta nuk do të ishte në dispozicion për të paktën një vit. “Do të ishte shumë e vështirë të thuash me siguri se do të kemi një vaksinë,” u tha Dr Tedros ligjvënësve të BE-së përmes lidhjes video. “Asnjëherë nuk kemi pasur një vaksinë për një koronavirus. Kështu që kjo do të jetë, kur të zbulohet, duke shpresuar se do të zbulohet, do të jetë e para”. Vaksinat ndihmojnë sistemin imunitar të trupit për të njohur dhe luftuar patogjenët si viruset. Ata konsiderohen si një nga mënyrat më efektive për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve të tilla si Covid-19, pasi ato ndihmojnë komunitetet të krijojnë imunitet. Më shumë se 100 prova të vaksinave të mundshme janë duke u zhvilluar në të gjithë botën, përfshirë një studim njerëzor të udhëhequr nga Imperial College London në Mbretërinë e Bashkuar.