Shefja e të drejtave të njeriut të UN, Michelle Bachelet tha të martën se pandemia Covid-19 dhe protestat mbi vdekjen e George Floyd po ilustrojnë pabarazitë historike racore. “Ky virus po ekspozon pabarazitë endemike që janë injoruar shumë kohë,” tha Bachelet në një deklaratë. “Në Shtetet e Bashkuara, protestat e shkaktuara nga vrasja e George Floyd po nxjerrin në pah jo vetëm dhunën e policisë ndaj njerëzve me ngjyrë, por edhe pabarazitë në shëndet, arsim, punësim dhe diskriminim endemik racor.”