Kinezët kanë shpikur shumë gjëra. Edhe famekeqen granatë, e quajtur kështu për shkak të ngjashmërisë së saj me frutin e shegës (granatum në latinisht), e cila paraqet si një sferë plot me kokrra. Kinezët e shpikën këtë armë gjatë dinastisë Song (960- 1279), duke futur në brendësi të një sfere metalike, një pluhur të ri “magjik” – barutin dhe grimca metalike.
Ato filluan të përdoren edhe në Evropë. Granatat, të përdorura nga Mongolët, u sollën në Evropë në fund të shekullit XV-të. Për t’i lëshuar në drejtim të armikut, u stërvitën ushtarakët më të gjatë, granatierët.
Më pas u kuptua se ata ishin më të dobishëm, nëse luftonin të armatosur më pushkë, por gjithësesi vazhduan të mbanin atë emër. Gjatë luftërave moderne, granata u përshtat për të lëshuar nga topa obuzë, për t’u përsosur në variantin e quajtur “granatë dore”./Bota.al