Zodiak

Tre shenjat e Horoskopit, që e nuhasin rrezikun kur po afron

Nuk dështojnë asnjëherë, janë në gjendje të parandjejnë një ngjarje të trishtë ose një rrezik të afërt, para se të ndodhin.

Ka njerëz pak a shumë intuitivë, por disa që i përkasin shenjave të caktuara zodiakale, janë shumë më të ndjeshëm se të tjerët.

Fillojmë duke thënë se çdo shenjë zodiakale ka një element unik: zjarri, toka, ajri ose uji. Çdo element ka një cilësi të dallueshme, e cila nga ana tjetër ka një rol në 12 personalitetet e zodiakut.

Për shembull, shenjat e zjarrit, Dashi, Luani, Shigjetari, janë të pasionuara, entuziaste dhe të fuqishme, ashtu si zjarri.

Ndërsa shenjat e tokës, Demi, Virgjëresha, Bricjapi, priren të jenë më me rrënjë, më me këmbë në tokë dhe më praktike,

Ndërsa shenjat e ajrit, Binjakët, Peshorja dhe Ujori, duan të ruajnë marrëdhënie të mira shoqërore dhe të jenë logjike.

Në fund, shenjat e ujit, Gaforrja, Akrepi, Peshqit, janë intensive emocionalisht, super të ndjeshme dhe enigmatike. Ashtu si uji, ata mund të përshtaten lehtë me mjedisin rrethues, por gjithashtu mund të mbyten nëse vibrojnë në frekuenca të ulëta.

Cilat mendoni se janë më intuitive? Nëse jeni duke menduar për shenjat e ujit, kini absolutisht të drejtë.

Dijeni se edhe shenjat e zjarrit janë intuitive, por është një lloj i ndryshëm intuite.

GAFORRJA

Ajo qeveriset nga një Hëna mëmë, dhe gjendja e saj mund të ndryshojë me baticat.

Gaforrja është tepër e hapur ndaj mjedisit të saj, për të mos folur për ndjenjat e njerëzve të tjerë.

Nëse dikush do të afrohej për të sjellë lajme të këqija, ato do të ndjenin emocionet e tij më herët se sa t’u komunikojnë lajmin.

Është një shenjë mjaft e dhembshur, e percepton dhimbjen dhe emocionet e të tjerëve sikur të ishin të vetat.

AKREPI

Nuk mund të ishte ndryshe, nuk mund të mungonte Akrepi në këtë listë të shkurtër.

Nëse ka ndonjë njeri në botë që është i njohur për shqisat e tij, është kjo shenjë.

Në dukje e qetë dhe indiferente, në të vërtetë është gjithnjë jashtëzakonisht e vetëdijshme për atë që e rrethon.

Madje shumë e vetëdijshme. Akrepi pëlqen të gërmojë nën sipërfaqe dhe të zbulojë të vërtetat e fshehura dhe kjo është një nga arsyet pse kaq shumë kanë frikë prej tyre.

Por fakti që njerëzit e shohin si frikësues, nuk e shqetëson aspak. Në të vërtetë ai është absolutisht i kënaqur.

PESHQIT

Shenja e Peshqve është me të vërtetë magjike. Por gjithçka ka një çmim dhe ndonjëherë, të dëgjosh gjithçka, nuk është aq e lehtë sa duket.

Planeti i saj dominues është Neptuni që qeveris imagjinatën, ëndrrat dhe mendjen e nënvetëdijes.

Peshqit ndjejnë absolutisht çdo gjë. Syri i tyre i tretë është plotësisht i hapur dhe mendja e tyre është aq e gjerë, sa hapësira e jashtme.

MeB

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close
Close