Zodiak

Shenjat më krenare të horoskopit, para egos së tyre nuk llogarisin asgjë

Mund të konsiderohen deri diku njerëz të rrezikshëm, ata të cilët egon dhe krenarinë e kanë primare në marrëdhënie me njerëzit. Mirëpo kjo nuk do të thotë që nuk kanë ndjenja apo nuk dinë të dashurojnë, thjesht mjafton mos ti shkelni në kallo. Astrologjia ju zbulon se për cilat shenja horoskopi bëhet fjalë:

1 – Luani – Nuk ka asnjëri më krenar se një Luan. Ata ndihen mirë për çdo gjë që kanë arritur në jetë, ndihen mirë me veten dhe askush nuk ekziston mbi ta. Madje kanë krenari aq të madhe sa nuk e pranojnë ndonjëherë dështimin. Kur i nënvlerësoni, dijeni që nuk ka më kthim pas. Mund t’ju duan pafund, por kurrë nuk do lënë egon e tyre për ju.

2 – Bricjapi – Ata janë njerëz të vendosur, e vlerësojnë veten dhe madje edhe pse në heshtje duan ta tregojnë veten. Në marrëdhëniet njerëzore janë korrekt, racionalë dhe të vendosur. Nëse i ofendoni apo i shkelni në ego, harrojnë se çfarë ju kanë apo çfarë roli keni te ta.

3 – Dashi – Edhe pse mendoni se janë impulsiv dhe qetësohen shpejtë, një Dash mund t’ju vërtetojë të kundërtën. Ata kanë një krenari të fortë, dhe ego të rrezikshme, ndaj mos e nënvlerësoni impulsivitetin e një Dashi. / Opinion.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close
Close