Me siguri edhe ju i përdorni sinjalet e duarve. Kur dikush ju përshëndet, ju mund t’ia ktheni përshëndetjen me fjalë, ose me dorë. Kur dikush thotë diçka, me të cilën bini dakord, atëherë ju për lehtësi mund t’i përgjigjeni me një ok, duke treguar gishtin e madh të njërës dorë. Pra, ne i përdorim pambarimisht sinjalet me duar, por kuptimin e vërtetë për disa prej tyre, nuk e dimë. Ndaj, ne ju sjellim më poshtë disa nga shenjat më të përdorura dhe mesazhet që ato përcjellin.
Shenja e paqes
Disa shenja nuk ndryshojnë. E përdorur nga papë të ndryshëm në periudha të ndryshme kohore, sërish kjo shenjë shpreh të njëjtën gjë. Edhe në ditët e sotme ajo përdoret shumë për të transmetuar të njëjtin mesazh.
Përshëndetja me dy gishta.
Kjo duket njëso sikur po shpreh paqen, por është diçka e ndryshme. Gjithçka varet nga mënyra se si i mban duart. Nëse ti tregon dy gishtat nga ana e pëllëmbës drejt personit tjetër, atëherë je duke shprehur paqen, por nëse i tregon dikujt dy gishta duke e mbajtur pëllëmbën e dorës nga ana e vetes, atëherë je duke e përshëndetur atë.
Zemra.
Të gjithë e përdorim ndonjëherë. Kuptimi i saj është tepër i thjeshtë. Mjafton të bësh këtë shenjë për të nënkuptuar “Të dua!”.
Hey, shiko nga unë.
Thuhet se kjo shenjë është pjesë e shprehjes së diçkaje djallëzore, por nuk është kështu. Të paktën, shumica e njerëzve e përdor për të treguar se po kalon një kohë të bukur. Këtë shenjë mund ta shihni më tepër në koncerte, si një shenjë për të treguar se po kënaqesh.
Gishti i mesit.
Epo, ndoshta nuk e pranoni, por të gjithë e kanë përdorur të paktën një herë të vetme gishtin e mesit. Në fakt, kuptimi i saj është shumë fyerës, por që adoleshentët e përdorin shpesh mes tyre në formë shakaje.
Të dua.
Jo gjithmonë dashuria shprehet me zemrën e përshkruar më sipër. Disa amerikanë përdorin këtë shenjë, në vend të zemrës, për të thënë “Të dua”.
“Çfarë është kjo?” ose “Shumë mirë”.
Kjo shenjë përdoret shumë prej italianëve me dy kuptime. Gjithmonë duhet t’i shohim personat në fytyrë gjatë kohës që përdorin këtë shenjë me duart e tyre. Nëse ata duken të bezdisur, dijeni se duan të shprehin pa fjalë pyetjen “Çfarë është kjo?” si për t’u tallur me ju, ndërsa nëse paraqiten të lumtur, apo krenarë, e përdorin këtë shenjë për të zëvendësuar fjalët “Shumë mirë”.
Shenja me tri gjashta.
Kuptimi i kësaj shenje është më kompleksi. Ajo mund të ketë si kuptime pozitive në disa kultura, por edhe kuptime negative. Në disa raste përdoret për të shprehur thjesht “OK”, ndërsa në raste të tjera përdoret me kuptimin negativ, sidomos në botën arabe, në të cilën përdoret për të treguar mbi syrin e djallit. Në këtë rast ajo shpreh një mallkim në drejtim të personit, tek i cili e përdorim. / Bota.al