Psikologji

Shenjat që tregojnë se një fëmijë po vuan nga ankthi (dhe si ta ndihmoni atë)

Ankthi tek fëmijët është një gjendje mendore, e cila po shtohet me ritëm tepër të shpejtë dita ditës. Zhvillimi i teknologjisë, punët me orë të zgjatura nga prindërit, vetmia që ndiejnë fëmijët, apo dhe shumë faktorë të tjerë ndikojnë në shfaqjen e ankthit tek ta. Por si ta kuptojmë se fëmija ynë po vuan nga ankthi? Cilat janë shenjat që ai ose paraqet? Dhe më e rëndësishmja, si ta ndihmojmë atë? Më poshtë keni gjithë shenjat që vihen re tek një fëmijë nën ankth dhe mënyrat se si ta ndihmoni atë fëmijë:

  1. Refuzon të shkojë në shkollë.

Fëmijët që e shijojnë kohën në shkollë, të tregojnë për gjithë gjërat që kanë bërë përgjatë ditës, ndërsa ata që vuajnë nga ankthi, nxjerrin justifikime vetëm për të mos shkuar në shkollë. Ata mund të thonë se u dhemb barku, se u dhemb koka, apo të nxjerrin justifikime të tjera vetëm për të mos shkuar në shkollë. Në këto raste, bëni mirë të flisni me mësuesit e fëmijës suaj, në mënyrë që ata ta ndalin bullizmin në shkolla. Ndihma e vetme e jotja do të jenë padyshim mësuesit e fëmijës tënd.

  1. Referon për probleme në gjithë organizmin.

Fëmijët me ankth përjetojnë simptoma nga më të ndryshmet, si vështirësitë në frymëmarrje, dhimbjet në gjoks, palpitacionet nga zemra, ndjenjë të pickimit në gjuhë, dhimbje koke, kollë, nauze, të vjella, diarre ose konsipacion. Pra, ankthi prish çdo aktivitet normal fiziologjik tek fëmija, ndaj ndihma më e mirë që mund t’i japësh fëmijës tënd, është ta çosh për vizitë tek një mjek për vlerësimin e funksioneve normale të organizmit.

  1. Ndiejnë inat të vazhduar.

Ankthi është një gjendje vërtet stresuese dhe manifestohet me disekuilibrim emocional. Janë të zakonshme edhe alterimet e humorit nga gjendja e lumtur në atë të mërzitur. Nuk duhet ta ngatërroni këtë gjendje me atë që ndodh normalisht nga ndikimi hormonal në pubertet tek fëmija juaj, por duhet t’ia bashkangjitni edhe shenjave të tjera për të kuptuar se djali apo vajza juaj po vuan nga ankthi. Bëjeni fëmijën të kuptojë se gjendja e tij nuk është normale dhe se duhet të përpiqet të krijojë njëfarë vetëkontrolli të emocioneve të tij.

  1. Heq dorë nga aktivitetet që i pëlqejnë.

Heqja dorë nga ndjekja e aktiviteteve që i interesojnë, e bëjnë të dukshme se një fëmijë nuk vuan vetëm prej ankthit, por edhe prej depresionit. Nëse i pyet se pse e bëjnë një gjë të tillë, shpesh do të nervozohen gjatë përgjigjes dhe mund të të përgjigjen me inat. Bën mirë të takosh bashkë me fëmijën tënd një mjek psikiatër apo një psikolog në këtë rast. Ndoshta interesat e tyre kanë ndryshuar prej ndryshimeve emocionale dhe fizike, por me shumë mundësi kanë ndodhur prej ankthit, ndaj ata duhet të marrin kujdes të specializuar mjekësor.

  1. Mban sjellje në dukje moskokëçarëse.

Mund ta vësh re fëmijën tënd të bëjë gjëra pa i pëlqyer ato, thjesht sepse ne apo të tjerët e kemi bindur se ato gjëra duhen bërë. Kur bie fjala për të mbajtur përgjegjësi për gabimet që mund të bëjnë, ata shpesh mund t’i shohësh si moskokëçarës, pa e vrarë mendjen se pasojat e veprimeve të tyre të gabuara mund të jenë tepër të mëdha. Bëjini ata të kuptojnë se rutina është pjesë e jetës së secilit nga ne, por nuk duhet ta kalojmë atë me moskokëçarje. Duhet të mbajmë përgjegjësi për veprimet tona të gabuara, pasi kjo gjë na mëson më tepër të mos i përsërisim ato. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button