Në dhomat e Benediktit të XVI-të
Joseph Ratzinger zgjohet çdo mëngjes në orën 6 e 30 – 6 e 45 në apartamentin papnor në katin e tretë të pallatit apostolik. Pas higjenës personale, përshkon korridorin që e çon pothuajse deri në kapelën private të apartamentit, ku në orën 7 e 30 mban meshë. Pas ritit, rreth orës 8, qëndron në lutje me ungjillin dhe rreth orës 8 e 30 kalon disa dhjetë minutësha në dhomën e ngrënies për mëngjesin me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Në tryezë Papa preferon qumësht, kafe të dekafeinato, bukë me gjalpë e marmalatë dhe rrallë një fetë ëmbëlsirë.
Ato që përkujdesen për çdo nevojë të tij në banesë janë personat e familjes papnore. Parasëgjithash stafi i apartamentit: Paolo Gabriele, adjutant i dhomës i Papës, një lloj maxhordomi, dhe motrat Memores Domini të Comunione e Liberazione, Carmela, Loredana, Cristina dhe, e ardhura e fundit, Rossella, e cila qysh nga dhjetori 2010 zëvendëson romanen Manuela Camagni, e cila është shtypur nga makina në Nomentana të Romës, në një prej daljeve të rralla të saj nga porta Sant’Anna. Katër motra laike të cilave nuk u shpëton asnjë kërkesë apo vëzhgim i Atit të Shenjtë…
[real3dflipbook id=”628″]