Bota

Shërbimi i fshehtë në telashe, një agjent i Mishelë Obamës bën playboyn në shërbim

Screen Shot 2015-06-12 at 10.37.20

Të hedhësh në erë një karrierë të tërë. E gjitha për faj të një rrëshkitjeje hormonale të një agjenti, me shumë mesazhe fotografish “hard”. E pafalshme, nëse personi në fjalë është një anëtar i shërbimit të fshehtë, organizatës të cilës i është besuar mbrojtja e Presidentëve të SHBA dhe familjeve të tyre, një person që ishte zgjedhur për të garantuar sigurinë e bashkëshortes së presidentit, Mishelë Obamës. Një incident që ka krijuar jo pak siklet në Shtëpinë e Bardhë dhe në stafin e Mishelë Obamës. Organizata federale që rrezikon diskreditimin, e gjendur në vështirësi ka nxjerrë me shpejtësi një komunikatë ku ka saktësuar: “Shërbimi i fshehtë është në dijeni të akuzave. Si e parashikon politika jonë për sjelljen e keqe, do të kryhet një hetim për faktet”, ka pohuar zëdhënësja Nicole Mainor.

Incidenti ka ndodhur në 20 maj, kur Mishelë kishte marrë pjesë në një aktivitet për veteranët. Ndërkohë, agjenti në fjalë është pezulluar. Shërbimi i Fshehtë është vënë në dijeni të asaj që ka ndodhur vetëm pasi agjencia është kontaktuar nga “National Enquirer”.

Kur ka parë gruan, organizatore e aktivitetit, agjenti ndodhej përgjatë perimetrit të jashtëm të manifestimit. Nga ana e saj, zyra e Zonjës së Parë nuk ka bërë komente. Agjenti i është afruar, i ka lënë numrin e telefonit dhe disa orë më vonë i ka shkruajtur disa sms. Nuk do të kish asgjë të keqe, nëse ai që i është afruar gruas nuk do të ishte një agjent i ri i shërbimit të fshehtë, në një aktivitet ku merrte pjesë vetë zonja e parë. Pasi i është afruar, agjenti ka filluar t’i dërgojë fotografi pornografike”. Dhe ka përfunduar menjëherë në rrjetën e hetuesve federalë. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button